Po te marrësh zyra të tilla me qira e te ardhurat t’i besh ‘rrush e kumblla’, nuk ka zgjidhje tjeter, e vetmja është rritja e taksave! Kjo foto është një nga banjot e zyrave që Bashkia e Tiranës do marrë me qira tek kulla Torre Drin, një nga godinat më luksoze dhe më të shtrenjta në kryeqytet. Cmimi fillon nga 15 euro m2. Më shumë sesa sherbim në zyrë, Drejtorët e Bashkise do zhyten në vaska me hidro masazh, ku më shumë se për pune do iu sherbeje per çlodhje, nga hallet e medha qe kane kohet e fundit me betonizimin e Tiranës apo ngritjen e cmendur te taksave.