Takimi me homologun suedez/Meta lobon e siguron investime të sipërmarrjes suedeze në vend: Mbyllim reformën në drejtësi

0
156

 

Kryetari i Kuvendit zIlir Meta i shoqëruar prej deputetëve Arta Dade,  Agron Duka dhe Kejdi Mehmetaj u pritën dhe në një vizitë zyrtare në Parlamentin e Suedisë nga Kryetari i Riksdag, Urban Ahlin. Meta shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e pakursyer të Suedisë ndaj zhvillimit ekonomik, social dhe integrimit evropian të Shqipërisë, duke nënvizuar se marrëdhëniet e shkëlqyera politike duhet të reflektojnë një nivel më të lartë shkëmbimesh ekonomike e tregtare.  “Shqipëria është e vetëdijshme që duhet punuar më fort për krijimin e një klime më të besueshme biznesi, dhe në këtë drejtim po vërehet progres përmes një axhende ambicioze reformash, ku pas reformimit të ndarjes administrative e territoriale të vendit, fokusi është në përfundimin brenda pranverës së reformës thelbësore të sistemit të drejtësisë, si reformë parësore e kyçe për suksesin në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, për forcimin e sundimit të ligjit dhe për krijimin e një ambienti më tërheqës për investimet e huaja”, tha Meta. Nga ana e tij Kryetari i Riskdag, Urban Ahlin  tha se Suedia mbështet avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. “Suedia mbështet fuqishëm integrimin evropian të Shqipërisë dhe zhvillimin ekonomik e social të të gjithë rajonit”, – theksoi ai.  Po ashtu Ahlin u shpreh se Parlamenti i Suedisë do të jetë i hapur për promovimin e Shqipërisë pranë komunitetit të investitorëve suedeze dhe dhomave të tregtisë, me qëllim shtimin e kontakteve dhe vizibilitetit të Shqipërisë në Suedi. “Ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për të nxitur investimet në Shqipëri, por natyrisht edhe investimet shqiptare në Suedi. Bashkë me z. Meta biseduam gjatë për këtë çështje dhe me aq sa di, Shqipëria ka resurse të mëdha, të pashfrytëzuara ende, Shqipëria është një vend i mrekullueshëm për turizmin”, pohoi ai. Duke biseduar mbi zhvillimet në rajon, u nda bindja se rajoni i Ballkanit ka bërë progres të dukshëm gjatë viteve të fundit dhe u vlerësua roli konstruktiv dhe përqasja pozitive rajonale e Shqipërisë. Në këtë kuadër, kryeparlamentari Meta u shpreh se duke marrë në konsideratë marrëdhëniet e shkëlqyera që Shqipëria gëzon me të gjitha vendet e rajonit, duhet punuar për promovimin e një pakete rajonale ekonomike, e cila do të ishte më tërheqëse për investimet e huaja.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here