Lezhë, atentat të riut që udhëtonte me makinë, mbetet i plagosur

0
161

Një atentat ka ndodhur sot në Ishull Lezhë ndaj një 26-vjeçari, ku ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Lezhës. I plagosuri është Nard Noka, i cili po udhëtonte me makinë kur u qëllua me armë nga disa persona të paidentifikuar.

Ai mbërriti në spital i plagosur rreth orës 11:00. 26-vjeçari ka marrë disa plagë arme në trup dhe i ka shpëtuar atentatit. Nuk dihet asgjë rreth identitetit të autorëve dhe vendndodhjes së tyre.

Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje dhe grupi hetimor ndodhet në spitalin e Lezhës për të marrë në pyetje të plagosurin për të hedhur dritë mbi atentatin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here