GALERIA KOMBËTARE E ARTEVE/Llambi Blido çel ekspozitën me veprat e ndalura gjatë diktaturës

0
199

 

Veprat e ndaluara të artistit Llambi Blido vijnë për publikun në një eskpozitë vetijake në Galerinë  Kombëtare e Arteve. Një ekspozitë ku përmblidhen dy periudha kryesore të krijimtarisë së piktorit Blido, atë të 1960-1990 hapet sot dhe ajo do të qëndrojë e tillë deri në 13 mars. Shpesh Llambi Blido është krtikuar për punën e tij krijuese, për format moderniste apo për trajtimin e temave të parëndësishme për atë kohë. Ekspozita e parë vetijake e piktorit në 1988 u anullua sepse gjysma e veprave të tij u ndaluan të ekspozohen. Ishte 1992 kur piktori mundi të hapte të parën personale të tij të parë në GKA. Më pas ai vijoi  të merrte pjesë në disa ekspozita në grup, por jo një posaçërisht për të. Ndërsa sot ai vjen për publikun i kuruar  nga studiuesi Ylli Drishti me 100 piktura.

Në periudhën e parë 1960 – 1990, krahas pikturës Blido ka realizuar edhe shumë grafika e vizatime pa lënë mënjanë karikaturën, por në këtë ekspozitë kjo fazë përfaqësohet kryesisht nga tablo në teknikën vaj mbi kanavacë, disa prej të cilave u është mohuar ekspozimi në kohën kur janë krijuar. Ato janë kritikuar për format moderniste, apo për trajtimin e temave të parëndësishme për kohën.

Periudha e dytë e krijimtarisë së Blidos që nis në vitet 1990 e deri në ditët e sotme prezantohet në ekspozitë me vepra ku mbizotëron piktura abstrakte dhe figurative. Pas humbjes së shikimit krijimtaria e Llambi Blidos pësoi një reduktim, por artisti nuk ka ndaluar asnjëherë së punuari. Veprat shfaqen në këtë ekspozitë të ndara në cikle. Disa cikle të viteve të fundit shfaqin përpara publikut vizatimet e printuara të periudhës së realizmit ku imazhi abstrakt është punuar më pas në teknikën e pastelit. Ekspozita e vetjake e Llambi Blidos prezanton për publikun rreth 100 punime, dy nga të cilat janë pjesë e fondit të artistit prej 21 veprash që ruhet në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Tendencat moderne në veprat e Blidos i dëshmojnë edhe veprat “Vajza në pultin e komandimit” e përfshirë në pavijonin e “Pikturës formaliste të realizmit socialist (1969-1974)” dhe “Enika”, në pavijonin e “Pikturës dhe skulpturës moderniste (1989- 2001)”, në linjën muzeore të Galerisë Kombëtare të Arteve. Për shkak të humbjes së shikimit të artistit Blido, krijimtaria e tij u kufizua. Ai ishte ndër nismëtarët e ekspozitës “Nëntori” duke filluar nga viti 1998. Lllambi Blido i ka kushtuar vite pune edhe kritikës së shkruar mbi artin figurativ.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here