Abuzim me faturat e ujësjellësit ka bërë që banorët e zonës së njohur si Kumuna e Parisit të ngrejnë zërin dhe të ankohen për vlerat e mëdha që ju ka sjellë ujësjellësi.
S.Baleta
Faturimi i ujit të pijshëm në kryeqytet përballet me një sërë problematikash që janë mjaft shqetësuese për banorët. Mungesa e sahatëve faturat aforfe dhe shumë e shumë probleme të tjera. Por ajo që i ka ngritur këtë herë banorët e Komunës së Parisit në rrugën Osman Myterici ka qenë çmimi i lartë i vlerës për të paguar m3 e ujit të harxhuar. Vlera e shtuar është dhjetë fish , njëzetë fish por akoma dhe më shumë nga vlera e m3 të harxhuara. Një muaj më parë faturat për të paguar ujin u kanë ardhur të rregullta. Këtë muaj të gjithë bizneset e kësaj rruge te Komuna e Parisit u janë dhënë fatura me vlera shumë të mëdha për të paguar ujin. Pronarët ishin shmë të revoltuar dhe shqetësuar të gjendur përballë këtyre vlerave tepër abuzive sipas tyre.
Biznest
Janë vetëm bizneset ku u është rritur çmimi për të paguar ujin e pijshëm nga Drejtoria e Ujësjellësit numër 3. Të gjithë me fatura në duar kërkonin një shpjegim përballë kësaj situate. Pronarët e bizneseve shprehen se : ”Ne nuk kemi hapur lavazhe këtu. Faturat e ujit që na ka ardhur në shtëpi kanë ardhur të rregullta ndërsa ato tek bizneset kanë vlera shumë të mëdha të mbifaturuara. Vetëm për bizneset është bërë një abuzim i pastër që nuk po i japim dot zgjidhje. Në shtëpitë tona dhe atë përreth cmimi ka ardhur normal si gjithmonë sa kemi harxhuar kemi paguar kemi mbajtur numrat dhe nuk kemi pasur problem”. Në faturën tatimore të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë për muajin dhjetor shtetësja Selime Hidri do të paguajë një vlerë prej 1,340.00 lekë. Sipas faturës i binte që ajo të kishte harxhuar 6 m3 ujë. Po e njëjta qytetare për muajin janar do të paguante 8.080.00 lekë. Një abuzim po prapë ky i pastër megjithëse llogaritë e tyre nuk dinin ti bënin mirë pasi leximi i parë i faturës ishte 42 dhe i fundit 81 i bie 38 ndërsa në faturë ishin shënuar 39m3. Ajo muaj më parë për të njëjtin aktivitet kishte paguar 800 lekë ose maksimumi 1200 lekë po asnjëherë shumat e lartpërmendura. Sahatin e kishte shumë të saktë madje dhe me dy vulat ligjore. Numri aktual i sahatit ishte 51 që nga leximi i parë që kishte qenë 42 dhe jo 81 sikundër paraqetet në faturë. Ky problem nuk ishte vetëm i zonjës në fjalë. Shtetasi tjetër me iniciale Pajtim Hima gjendej përballë të njëjtës situatë. Faturimi i ujit për muajin janar kishte një abuzim të madh përballë m3 që harxhonte në realitet. Edhe qytetarja Mirjana Jovan Taseska ndante të njëjtin shqetësim. Leximi i parë i sahatit rezultonte me shifrën 144 dhe leximi i fundit mbante shifrën 179. I binte që të kishte harxhuar 35 m3 kjo një tjetër shifër abuzive pasi biznesi që ajo kishte e kishte mbyllur prej muajsh ndërkohë fatura që duhej të paguhej kapte shifrat 7,260.00 lekë. Janë këto disa nga rastet dhe shumë të tjera ku të gjithë bizneset si dyqane, rrobaqepsi, klinika dentare, kafene, kancelari, farmaci e të tjerë gjendeshin përballë kësaj situate.
Ujësjellës Kanalizimin numër 3 në Tiranë
Gazeta “Standard“ ishte e pranishme në ambientet e Ujësjellës Kanalizimin numër 3 në Tiranë për të pyetur në lidhje me situatën të cilën denoncuan qytetarët. Ishte tepër e vështirë të komunikoje me ta. Qytetarët ishin shmë të mërzitur. Nuk dinin kë të pyesnin dhe si të zgjidhnin problemin. Askush nga punonjësit nuk i hapte dyert. Vajza e cila ishte te zyra e ankimimit përmes një dritareje të vogël merete fletushkat që qytetarët kishin shkruar ankesat e tyre në lidhje me mbifaturimin e ujit. E pyetur se si do të zgjidhej kjo situatë ajo ngrinte supet. Punonjësja të vetmet fjalë që dinte dhe u thohte qytetarëve ishin se “do ju kontaktojmë në lidhje me ankesën që keni paraqitur”. Nuk u jepte as numër protokolli, as të dhëna se kur do tu kthenin përgjigje, dhe asgjë më shumë. Nga ana tjetër e pyetur nga gazeta “Standard“ se pse ka ndodhur kjo situatë punonjësja shpjegoi se: “Ka probleme me sistemin”. Ishin këto fjalët e vetme që ajo tha. Por hijet e dyshimit nga ana e qytetarëve nuk është se i linin të qetë edhe pas zyrave të ujësjellësit. Ata deklaruan se: “Kjo është një vjedhje e hapur. Kur ne u paraqitëm në fillim me ankesat tona na thanë se duhet ti paguani. Dhe nëse kërkesa juaj do të merret parasysh për kthim të shumës ju do tu kompesohet në muaj në vazhdim. Kjo është një vjedhje sepse i bie sikur po e paguajmë ujin me paradhënie. Kjo është situata. Ne nuk kemi punë, nuk kemi bukë me ngrënë. Por duhet të paguajmë dhe paradhënie ujin. Kjo situatë është e papranueshme. Kemi takuar dhe drejtorin e Ujësjellës Kanalizimit numër 3 në Tiranë dhe ai na ka përcjellë duke na thënë se do ta rregullojmë këtë situatë. Nuk na është përgjigjur se kur do të merren parasysh si do të funksionojë dhe gjëra të tjera të kësaj natyre nuk na shpjegoi asgjë. Turp për pushtetarët”. Ndërkohë nga ana tjetër ata thanë se personi i ngarkuar në detyrë për leximin e sahatëve është shumë e rregullt. Ajo nuk kishte abuzuar kurrë me shifrat dhe ka qenë shumë e saktë për tërë këto vite.” Ne si qytetarë e kemi takuar faturisten dhe ajo ndihej shumë e shqetësuar dhe me të drejtë. Ajo na tha që të shkojmë dhe të ankohemi dhe atë kemi bërë por askush nuk të përgjigjet. Nuk e dimë si do të shkojë në faturë është një shumë që ne nuk e harxhojmë për një vit për ujin që harxhojmë dhe jo ta harxhojmë në një muaj. Kjo situatë na ka shqetësuar. Plus halleve dhe problemeve të jetës së përditshme duhet të përballemi dhe me këtë situatë që është më shumë se abuzive është një vjedhje e hapur e populllit ‘’.
Probleme
Problem tjetër që banori Pajtim Hima parashtroi ishte dhe mbyllja e një kontrate sahati uji që në vitin 2008. Ata i sillnin vazhdimisht fatura për të paguar për sahatin edhe pse kishte bërë akkesa dhe verifikime nga institucionet kopetente por asnjëherë nuk ja kanë mbyllur kontratën. Në fund të çdo viti ai paguan për atë kontratë edhe pse nuk e ka në funksion. Institucioni nuk ja mbyll i thotë je i regjistruar në sistem dhe duhet të paguash. Kjo është një situatë abuzive e cila ka bërë që ankuesi në këtë rast Pajtim Hima të mos marrë asnjë zgjidhje.
/////