Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial gjatë muajit shkurt ka realizuar 300 inspektime në të gjithë vendin, ndërsa ka 61 subjekte nga të cilat për 19 është marrë masa e bllokimit të aktivitetit. Kryeinspektori i Gazmend Osmani bëri me dije se tashmë po veprohet ndaj pikave të karburanteve që mbushin bombulat jashtë standarteve shkelje që gjobitet me 500-700 mijë lekë.
Pas ngjarjeve tragjike të shkaktuara nga shpërthimi i bombolave të gazit në Pogradec dhe Tiranë, Inspektoriati Shtetëror Teknik dhe Industrial ka përforcuar kontrollet në pikat e tregtimit të gazit.
Vetëm në dy javët e para të muajit shkurt, 61 subjekte të tregtimit të gazit në vend janë ndëshkuar pasi nuk respektonin ligjin dhe 19 prej tyre janë bllokuar.
Kryeinspektori, Gazmend Osmani, deklaroi se një ndër shkeljet e konstatuar është mbushja e e bombulave në mënyrë të paligjshme në pikat e karburanteve.
Osmani: Në kuadër të luftës dhe parandalimit të masave përsa i përket disiplinimit të tregut të bombolave të gazit nga ana e Inspektoriatit Shtetëror Teknik janë bërë rreth 300 inspektime për muajin shkurt, nga të cilat janë inspektuar 31 shoqëri anoniome, shitës me shumicë dhe pjesa tjetër janë shitës me pakicë të gazit. Janë mbajtur 61 vendime për gjobë akte konstatimi dhe 19 pika janë bllokuar.
Kryeinspektori u ka bërë apel qytetarëve që të blejnë bombula në vende të liçensuara.
Osmani: U bëj dhe një apel qytetarëve që të jenë të kujdeshëm sa i përket shërbimit të kryer. Shërbimin që duhet të marrin, duhet të marrin vetëm bombola të çertifikuara, vetëm bombola që plotësojnë standartet dhe kushtet e sigurisë teknike.
Ndërkohë qytetarët vijojnë që të jenë të frikësuar nga ngjarjet e fundit të shpërthimit të bombolave, por nuk janë dakord që bombolat të shkojnë ti mbushin tek pikat e liçensuara.
Qytetarja: Unë kam shqetësim se nuk kam ku e blej gazin. Edhe nuk kam fuqi ekonomike ta blej gazin aty ku e shesin, ose të marr një bombol 50 mijë lekë.
Gazetarja: Ka pika të tjera këtu afër?
Qytetarja: Janë shumë larg, janë në autostradë.
Qytetari: Nuk punoj me gaz, vetëm me korent. E kemi frikë.
Qytetarja: E kam frikë shumë, më mirë, Zoti thotë ruaju që të ruaj.
Pas ngjarjeve të fundit të shpërthimit të bombulave në Pogradec dhe në Tiranë shumë qytetarë janë më të ndërgjegjësuar në përdorimin e bombulave.