Kryeministri Edi Rama ishte ne Kavajë ku shpërndau karta anëtarësimi dhe ftoi shqiptarët të vazhdojnë të zgjedhin PS, si e vetmja forcë që mund të bëjë shtet.Rama nuk shmangu batuat për kryebashkiakun Elvis Rroshi, duke e cilësuar atë si krimineli që drejton Kavajën, batuta që kryeopozitari Basha i ka cilësuar si sfidë ndaj ligjit të dekriminalizimit.
Kryeministri Edi Rama ka shmangur deklaratat për ndryshimet në qeveri gjatë një takimi me anëtarë të PS në Kavajë, por u ka kërkuar qytetarëve të vazhdojnë të besojnë tek PS, si e vemtja forcë në qeverisje që mund të bëjë shtet.
Rama: Duhet të vazhdojmë vendosmërisht rrugën e reformave për të bërë shtet. Dhe shtet në këtë vend mund të bëjë vetëm një forcë, Partia Socialiste e Shqipërisë.
Nga Kavaja, kryesocialisti nuk kurseu akuzat dhe ironitë ndaj paraardhësit, në atë që cilësohej si bastioni i PD dhe ku vetë Berisha është zgjedhur disa herë si deputet.
Rama: As qytet nuk mund të quhej, një xhep fallco nën udhëheqjen e lavdishme të feudalit Sali Berisha. I degraduar që i kishin mbetur vetëm ato pseudo dy gishtat atje në mes dhe që dukej si një gisht që i ngrihej çdo ditë Kavajës dhe i thoshte: Ku të kam parë!
Teksa shpërndante kartat e anëtarësisë, Edi Rama, ka thirrur t’i bashkohet edhe kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, i vënë në qendër të akuzave të PD, si një nga zyrtaret socialistë me të shkuar të errët.
Rama: Do të kisha dëshirë të vinte këtu krimineli që drejton Kavajën. Mezi po pres zbatimin e ligjit që ti çoni letër Lulit, e ti thonë: Po ky si shpëtoi mo?
Menjëherë pas këtyre deklaratave ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha, duke deklaruar se Edi Rama po del hapur në krah të të inkriminuarve, duke sfiduar ndërkomëbëtarët dhe ligjin e dekriminalizimit.
Basha: Edi Rama krah per krah me Roshin e Kavajes, nje nga subjektet kryesore te dekriminalizimit, duke sfiduar nderkombetaret dhe ligjin e miratuar. Pas vizites dhe mesazheve te sekretarit Kerry, po i jep gajret nje nga nje personave me rekorde kriminale te promovuar prej tij qe ti perdore perseri. Zbatimi i ligjit te dekriminalizimit do te mbylle cdo penxhere dhe vrime per ta dhe shefin e tyre.