Itali/ Arrestohet shqiptari që shpërndante kokainë

0
191

 

Ai kishte krijuar një rrjet të sigurt për shpërndarjen e drogës, të llojit kokainë. Bëhet fjalë për 26-vjeçarin shqiptar, Elidon Shehaj, i cili ka përfunduar në pranga të policisë italiane. Shehaj është arrestuar në qytezën e Nereto. Gjithçka nisi pas policia kontrolloi banesat e marra me qira nga të huajt në këtë zonë. Por pas kontrollit të shtëpisë së 26-vjeçarit u gjetën 55 gram kokainë, e bërë gati për shitje. I riu shqiptar ishte me dokumente të rregullta, por i papunë. Sipas hetuesve ai ishte shpërndarësi kryesor në zonë e lënda narkotike çohej në lokalet e natës. Tani autoritetet italiane po kërkojë të gjejnë se kush fshihet pas 26-vjeçarit për të gjetur për pas burimin se nga vinte drogë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here