Denohet siriani i parë që shkeli Shqipërinë, pagoi 5 mijë dollar për një pasaportë false

0
167

Pretendoi para gjykatës se destinacioni i tij përfundimtar ishte Britania. U dënua vetëm për falsifikim të dokumenteve dhe vizave, por në asnjë rresht nuk u kutoua qëllimi i vërtetë i futjes së tij në Shqipëri përmes Rinasit

 

Alma Çuka

 

Lufta në Siri bëri që shumë shtetas të këtij vendi të braktisin shtëpinë dhe të largohen në vende më të sigurta. Futja e tyre në shtete të ndryshme bëhet përmes rregullave të përcaktuara qartë.  Ndërkohë q ënë vendin tonë nuk ka pasur ardhje të emigrantëve nga vendet e luftës. Pikërisht për këtë qëllim vëmendja në pikat e kalimit kufitar ka qenë më e madhe.  Ritja e vëmendjes ka ardhur edhe pas zbulimit të grupit të xhihadistëve që rekrutonin shtetas shqiptarë për të luftuar përkrahë grupeve terroriste të ISIS. Muhamed  Abduselam Aldughll,  i biri i Muhamed  Arabi dhe i Atijes, i dtl.12.05.1958, lindur në Damask, Siri dhe banues në Damask, Pallati “Rekmedin”, Nr.8, Siri, me kombësi dhe shtetësi siriane, i martuar me 4 – fëmijë, u dënua nga Gjykata e Tiranës me 6 muaj burg. Ai prej nëntorit të vitit të kaluar ka qenë në masën e “arrestit me burg”. Pranoi akuzën e falsifikimit të dokumenteve ose vizave duke përfituar në këtë mënyrë nga gjykimi i shkurtuar. Përfundimisht ai u dënua me 4 muaj burg.

Si u fut Siriani në Rinas

Procedimi penal në ngarkim të pandehurit Muhamed Abduselam Aldughll, nisi në 25.11.2015, për veprën penale “Fallsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”. Në datë 24.11.2015, rreth orës 08.30 i pandehuri Muhamed Abduhselam Aldughll ka mbërritur si pasagjer i linjës ajrore ”Turkish Air-line” dhe ka paraqitur si dokument udhëtimi në hyrje te kabinat e kontrollit policor një pasaportë të Guatemalës me nr.262272504 me gjeneralite të Erëin Giovanni Meza Peres i datëlindjes 13.04.1958 dhe me foton e tij. U dyshua se pasaportoa ishte e falsifikuar. Më pas u bë kontrolli i bagazheve të tij. Këtu lindi sërish një tjetër dyshim për shtetasin sirian që mbahej nën kontroll.  U gjetën një kartë identiteti me emin Muhamed Abduhselam Aldughll, i datelindjes 12.05.1958 dhe një pasaportë turke me numër U06881190, po me këtë gjeneralitet dhe në brendësi  një vizë angleze e vlefshme nga datë 07.09.2015-06.12.2015, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar dhe disa dokumenta të tjera në gjuhën siriane. Dokumentacioni u sekuestrua në cilësinë e provës material. Muhamedi pranoi gjithçka para gjykatës, për të fituar gjykimin e shkurtuar. Ndërkohë që në vendimin përfundimtarë nuk u shkruajt qëllimi i vërtetë i futjes së tij në Shqipëri me dokumente të falsifikuara.  Ai i tha gjykatës: Dokumentet I sigurova përmes një personi të quajtur Adil kundrejt shumës 5.000 dollarë të cilin e kam takuar në Stamboll, Turqi dhe së qëllimi imj ka qenë vajtja për në Britani vajza ime nëpërmjet  Shqipërisë gjithmonë për shkaqe ekonomike.Vepra penale e kryer nga i pandehuri, paraqet  rrezikshmëri shoqërore pasi cënon një marrëdhënie të rëndësishme shoqërore  siç është veprimtaria e rregullt shtetërore e mbrojtur posaçërisht nga  ligji penal. Në caktimin e masës së dënimit Gjykata, krahas rrezikshmërisë shoqërore të veprës, rrezikshmerine e paket të autorit, rrethanat e çështjes, Gjykata mban parasysh se i pandehuri është shtetas Sirian dhe është munduar t’i shmanget luftës që zhvillohet atje, si dhe faktin që nuk ka qënë i dënuar më parë.

Sa më sipër, në gjykim u provua se i pandehuri Muhamed Abduhselam Aldughll, ka konsumuar plotësisht elementët e veprës penale të parashikuar  nga Neni 189/1 i K.Penal, prandaj duhet  të përgjigjet para ligjit për veprën e kryer.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here