Lezhë/ Policia parandalon vrasjen, kërcënoi bashkëfshatarin pas konfliktit për pronën, arrestohet 56-vjeçari

0
253

Policia e Lezhës parandalon një vrasje për çështje pronësie në fshatin Kodhel, ndërsa kanë bërë arrstimin në flagrancë të shtetasit Ernest Ndreca, 56 vjeç banor i këtij fshati. Sipas bluve, 56-vjeçari kishte kanosur me jetë bashkëfshatarin e tij K.H për shkak të një konflikti pronësie që kishte me të.

“Për shkak të masave të shpejta, vlerësimit të situates dhe ndërhyrjes së shpejtë nga ana e shërbimeve policore është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të ngjarjes si dhe parandalimi i përshkallëzimit të situates” thekson policia në komunikatën për mediat.

Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në banesën e të arrestuarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

-Arma e zjarrit pushkë model 63
-2 karikatore me nga 20 fishekë
-Një sasi prej 66 fishekësh model 56 pa leje
-armë gjahu tip çifte me leje

Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë në Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” ” Kanosje” dhe ” Dëmtime të tjera me dashje”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here