Projektligji për Byronë Kombëtare të Hetimit

0
201

Neni 26/1

Organizimi dhe objekti i veprimtarisë së Byrosë Kombëtare të Hetimit

  1. Byroja Kombëtare e Hetimit, në vijim BKH, organizohet si një strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit. Kjo strukturë ushtron kompetencat në të gjithë territorin e vendit. 2. Objekt i punës së BKH-së janë: a) veprat penale të korrupsionit që janë kompetencë lëndore e Prokurorisë për Krimet e Rënda; b) veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, 248, 256, 257/a, 258, 287, 294, 295/a dhe 328 të Kodit Penal kur një ose më shumë autorë të dyshuar janë funksionarë të lartë ose të zgjedhur vendorë; c) veprat penale të përmendura në shkronjat “a” dhe “b”, kur autorët e dyshuar janë subjekte të posaçme, sipas parashikimeve të nenit 75/b, të Kodit të Procedurës Penale. 3. Punonjësit e BKH-së përdorin të gjitha mjetet dhe metodat e ligjshme, të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi, për të zbuluar dhe hetuar veprat penale të parashikuara në pikën 2, të këtij neni. 4. Organizimi dhe funksionimi administrativ i BKH-së përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, me propozimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Veprimtaria procedurale penale e BKH-së drejtohet dhe kontrollohet nga prokurori.

 Neni 26/1

“Byroja Kombëtare e Hetimit, në vijim BKH, organizohet si një strukturë e veçantë në Policinë e Shtetit. Kjo strukturë ushtron kompetencat në të gjithë territorin e vendit”. 2. Objekt i punës së BKH-së janë: a) veprat penale të korrupsionit që janë kompetencë lëndore e Prokurorisë për Krimet e Rënda; b) veprat penale të parashikuara nga nenet 245/1, 248, 256, 257/a, 258, 287, 294, 295/a dhe 328 të Kodit Penal kur një ose më shumë autorë të dyshuar janë funksionarë të lartë ose të zgjedhur vendorë; c) veprat penale të përmendura në shkronjat “a” dhe “b”, kur autorët e dyshuar janë subjekte të posaçme, sipas parashikimeve të nenit 75/b, të Kodit të Procedurës Penale. 3. Punonjësit e BKH-së përdorin të gjitha mjetet dhe metodat e ligjshme, të parashikuara në Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi, për të zbuluar dhe hetuar veprat penale të parashikuara në pikën 2, të këtij neni. 4. Organizimi dhe funksionimi administrativ i BKH-së përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, me propozimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit. Veprimtaria procedurale penale e BKH-së drejtohet dhe kontrollohet nga prokurori.

Neni 26/2

Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit

  1. Drejtori i BKH-së emërohet nga ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, me propozimin e drejtorit të Policisë së Shtetit dhe pëlqimin paraprak, me shkrim, të Prokurorit të Përgjithshëm për një periudhë 5-vjeçare, me të drejtë riemërimi. Drejtori i BKH-së emërohet nga radhët e Policisë së Shtetit dhe në momentin e emërimit i jepet grada “Drejtues i lartë”. 2. Pas përfundimit të mandatit ai ka të drejtë të emërohet në funksionin e mëparshëm ose në një funksion të të njëjtit nivel, me gradën që i korrespondon atij funksioni. Kur një funksion i tillë mungon, ai përfiton pagën e këtij funksioni deri në emërimin e tij. 3. Drejtori i BKH-së kontrollon dhe është përgjegjës për funksionimin e kësaj strukture, në bazë të këtij ligji. Prokurori është autoriteti përgjegjës vendimmarrës në lidhje me hetimet e BKH-së, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale dhe legjislacionit në fuqi. 4. Kandidati për t’u emëruar si drejtues i BKH-së duhet të ketë një figurë të njohur për integritetin dhe për punën me standardet më të larta profesionale. 5. Kandidati për t’u emëruar si drejtues i BKH-së nuk duhet të ketë qenë i dënuar më parë për ndonjë vepër penale në Shqipëri apo në ndonjë shtet tjetër dhe nuk duhet të jetë gjetur fajtor për shkelje të rënda disiplinore.

Neni 26/4

Përfaqësuesi i Prokurorisë në BKH

  1. Prokurori i Përgjithshëm cakton një ose më shumë prokurorë të Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda për të shërbyer me kohë të plotë si prokuror në BKH. Prokurori i Përgjithshëm cakton prokurorin e vetëm ose njërin prej tyre, kur ka më shumë se një prokuror që të shërbejë si drejtues i grupit të prokurorëve në BKH, duke kërkuar mendimin e ministrit. Prokurorët e caktuar në BKH nga Prokurori i Përgjithshëm mund të vendosen në ambientet e BKH-së. 2. Prokurorët e caktuar në BKH mbikëqyrin të gjithë veprimtarinë procedurale penale që kryhet nga BKH-ja, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale. Përjashtimisht, prokurorëve të tjerë të Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda mund t’u caktohen hetime të BKH-së nga drejtuesi i Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Në përputhje me Kodin e Procedurës Penale, hetimet e BKH-së për veprat penale të parashikuara në shkronjat “b” dhe “c”, të pikës 2, të nenit 26/1, të këtij ligji, ndiqen nga prokurorët e autorizuar pranë gjykatës në shkallë të parë ku këto çështje gjykohen. 3. Prokurorët e caktuar në BKH kanë akses të plotë në të dhënat dhe informacionet që lidhen me cilindo hetim të BKH-së dhe mbajnë marrëdhënie të përhershme me punonjësit e BKH-së. 4. Prokurorët e caktuar në BKH mund t’i sugjerojnë Drejtorit të BKH-së trajnime apo procedime disiplinore të nevojshme për punonjësit e BKH-së.

Neni 26/6

Punonjësi i Byrosë Kombëtare të Hetimit

  1. Punonjësi i Byrosë Kombëtare të Hetimit përzgjidhet nga radhët e punonjësve të policisë ose nga jashtë organizatës së policisë dhe përzgjedhja kryhet me një proces të hapur e transparent, sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara nga ky ligj. 2. Për funksione të veçanta, kur kërkohen njohuri specifike, punonjësi përzgjidhet sipas përcaktimit të nenit 40, të këtij ligji. 3. Përzgjedhja bëhet nëpërmjet një procesi konkurrimi transparent, në përputhje me përcaktimet e nenit 26/7, të këtij ligji. 4. Një person mund të emërohet si punonjës i BKH-së vetëm pasi ka kryer trajnimin e kërkuar dhe ka shfaqur aftësi për të kryer detyrat sipas standardeve të kërkuara profesionale. 5. Emërimi i punonjësit në BKH bëhet nga Drejtori i Policisë së Shtetit, me propozimin e Drejtorit të BKH-së. Për oficerët e Policisë Gjyqësore jepet miratimi paraprak nga Prokurori i Përgjithshëm.

Neni 26/8

Statusi i Policisë Gjyqësore

  1. BKH-ja është shërbim i Policisë Gjyqësore. 2. Punonjësit e BKH-së, të emëruar sipas neneve 26/6 dhe 26/7, të këtij ligji, konsiderohen oficerë dhe agjentë të Policisë Gjyqësore. 3. Punonjësit e BKH-së komunikojnë drejtpërdrejt me prokurorët e caktuar për hetimet e tyre. 4. Drejtori i BKH-së është drejtues i këtij shërbimi të Policisë Gjyqësore dhe mund të shkarkohet, të transferohet ose të lirohet vetëm në përputhje me këtë ligj. 5. Pasi një punonjës i BKH-së të ketë shërbyer për shtatë vjet pranë BKH-së, ai nuk mund të shkarkohet apo të transferohet, pa miratimin e Prokurorit të Përgjithshëm. 6. Punonjësit e BKH-së ruajnë sekretin hetimor në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe legjislacionin në fuqi.

Neni 26/11

Komisioni i Pavarur i Rishikimit

  1. Komisioni i Pavarur i Rishikimit përbëhet nga ekspertë të drejtësisë penale, të caktuar nga misionet e Bashkimit Evropian dhe të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri. Secili prej misioneve ftohet të caktojë përfaqësues që do të japin ekspertizë dhe këshilla për funksionimin më të mirë dhe zhvillimin e BKH-së. 2. Komisioni i Pavarur i Rishikimit monitoron në mënyrë aktive procesin e rekrutimit dhe trajnimit të punonjësve të BKH-së sikurse edhe vendimet për të larguar punonjësit e BKH-së dhe siguron përputhshmërinë me ligjet ekzistuese.”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here