LSI pro draftit për ngritjen e Byrosë së Hetimit, Meta: E kemi të pamundur të punojmë pa opozitën

0
203

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka konfirmuar votën pro draftit të miratuar nga Qeveria për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ai ka hedhur poshtë të gjithë zërat se kjo forcë politike nuk e do Byronë, duke thënë se 19 votat e kësaj partie do të jenë pro projektligjit në Kuvend.

I pyetur nga mediat lidhur me qëndrimet e dyzuara të shfaqura nga deputetët e LSI-së gjatë daljeve publike, Meta tha se qëndrimin zyrtar të LSI-së e mban ai vetë ose kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili.

“Tani besoj dhe shpresoj të ketë mbërritur drafti në Kuvend dhe të fillojmë menjëherë procedurat. Të nisë sa më shpejt nga puna, nuk shoh asnjë problem, nuk shoh asnjë shqetësim. Sa herë që dikush nuk ka qejf të bëjë diçka, thotë e pengon LSI. Ne e kemi votuar Byronë e Hetimit në Kuvend, e kemi hetuar edhe dje. Do të votojmë çdo reformë që i shërben transparencës, luftës kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar. Opinionet që mund të japë një deputet apo një përfaqësues këtu apo atje, janë mjete të komunikimit demokrat. Ne nuk i ndalojmë deputetët. Qëndrimet bazë të LSI sa i takon reformave të mëdha, i mban kryetari i saj dhe kryetari i grupit parlamentar. 19 votat tona do të jenë për reformat, me kusht që të jenë të certifikuara nga partnerët ndërkombëtarë”, tha Meta.

“Pavarësisht asaj që do dëgjojë gjatë kësaj vizite, unë e siguroj se brenda pranverës do përmbyllim reformën në drejtësi. Të gjithë aktorët politikë mbështesin reformën në drejtësi, se pajtohen me faktin që ka nevojë për një reformë të thellë në sistemin e drejtësisë”, u shpreh më tej kreu i Kuvendit.

I pyetur nëse mazhoranca do ta votojë sot në Parlament pa opozitën draftin për Byronë Kombëtare të Hetimit, Meta u përgjigj:

“Ministrja e Shtetit, e ka bërë të qartë se ky është drafti i dakortësuar, gjithka ka qënë e dakortuar, askush s’është i ndaluar të ndryshojë mendim, por e rëndësishme është që të gjithë të dakortësohemi përfundimisht që kjo agjenci të krijohet sa më shpejt…
Ne pa opozitën mund ta kishim bërë në çdo kohë, por kemi të vështirë të punojmë pa opozitën, për të mos thënë e kemi të pamundur, shpresoj që opozita të sqarojë edhe një herë pozicionin e saj”, – tha Meta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here