Tiranë/ Prokuroria kërkon 76 vite burg për 7 të akuzuarit e dosjes “Laguna e Vilunit”

0
168

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar në total dënimin me 76 vite burgim për 7 të akuzuarit e dosjes së pagëzuar si “Laguna e Vilunit”, ku u kapën mbi 800 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, në tentativë për t’u trafikuar me skaf drejt Italisë.

Më konkretisht, prokuroria ka kërkuar dënimin me16 vite burg për Mikel Hoxhën, nga 14 vite burg për Indrit Rajën dhe Ervis Sulon, nga 10 vite burgim për Alfred Sylin, Leonidha Dhimijanin dhe Kristian Cokajn dhe 12 vite burgim për Mirjan Vitajn.
Këta persona u arrestuan në muajt shtator-tetor të vitit 2014, pas një operacioni të policisë shqiptare në bashkëpunim edhe me policinë malazeze, operacion ky i koordinuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here