Ministri i Jashtëm austriak: Reforma në drejtësi, nxitja e bashkëpunimit rajonal

0
188

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Curz gjatë vizitës dy ditore në Tiranë është takuam me homologun e tij shqiptar, Ditmir Bushati. Në qendër të vizitës është integrimi i Shqipërisë dhe nxitja e bashkëpunimit rajonal.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në deklaratë për mediat me homologun austriak tha se në takmi është diskutuar për ecurinë e procesit të integrimit dhe kalendarin e Shqipërisë të veprimit.

“Diskutuam për reformat shtetndërtuese, sidomos për atë madhore në drejtësi. Austria ka një qëndrim të qartë sa i takon integrimit të Ballkanit në BE. Ramë dakord edhe për një dokument të përbashkët pune, ku nuk përfitojnë vetëm institucionet por edhe persona nga bota akademike. po punojmë për konferencën e ardhshme në Vjenë”, tha Bushati.

Ndërsa ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Curz shprehi mbështetjen e Austrisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ai tha se miratimi i reformës në drejtësi do afrojë Shqipërinë dhe do ta bëjë më tërheqëse për investime.

“Mirëpresim përforcimin e bashkëveprimit me Shqipërinë për sfidat aktuale, mes të cilave ajo e klandestinëve”, tha ministri Austriak.

Ministri Bushati u pyet edhe për vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit në Shqipëri. “SHBA është një partner strategjik i pazëvendësueshëm për shtetndërtimin. Pjesë e bisedimeve me Kerry-n, planet e bashkëveprimit, reforma dhe anëtarësimi i vendit në BE”, tha Buashti.

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë theksoi se në pranverë do të bëhet një rishikim i ecurisë së zbatimit të reformave. “Ne presim të kemi rekomandimin e vendeve anëtare për marrjen e datës së nisjes së negociatave brenda vitit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here