Skandali në Check Up/ Qytetarët tmerrohen nga përgjigjet e analizave, kjo është shëndetësia e Beqes dhe Vilmës

0
229

vil-e1454866228195Skandalet me funksionimin e koncesionit të Check Up-it nuk kanë të mbaruar, ku çdo ditë e më shumë qytetarët po skandalizohen nga përgjigjet e kontrollit të përgjithshëm shëndetësor. Një qytetare është skandalizuar duke patur shqetësim pas rezultatit të Check Up-it, por analizat e bera ne nje klinikë private profesionale rezultuan krejt ndryshe.

Qytetarja, që ka bërë të njëjtat analiza pranë një qendre shëndetësore private, ndërsa tjetrën nëpërmjet Check Up-it në spitalin publik, ka marrë rezultate të ndryshme. Siç duket edhe në fotot e analizave më poshtë të kryera në të njëjtën ditë, pacientja E.K, sipas rezultateve të analizave të kryera në Laboratori privat, ajo nuk vuan nga diabeti, por vetëm nga kolesteroli dhe yndyrnat e larta në gjak. Ndërsa referuar përgjigjes së analizës së kryer në spitalin publik, pacientja ka rrezik të lartë nga sëmundja e diabetit.

Por ky nuk është skandali i vetëm, ku dëshmohet se edhe pse në fillimet e saj, Check Up-i po skandalizon qytetarët. Vetëm dy ditë më parë u bë me dije se sipas rezultateve të analizave të qytetarëve përmes Check Up-it, mbi 50% e femrave janë të akoolizuara, ndërsa u raportua se ka edhe femra të prekura nga prostata, një sëmundje kjo që prej vetëm meshkujt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency