Deda në Maternitetin e Lezhës: Mjete të amortizuara, rrezikohet jeta e nënave dhe foshnjave

0
207

dedaDeputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda nga Materniteti i Lezhës, theksoi problemet kryesore me të cilat përballene institucionet e shëndetësisë nëpër rrethe.
Në Lezhë, pasi u takua me paciente dhe familjarë të tyre në Maternitet, Deda denoncoi mungesën e barnave kryesore, për të cilat u shpreh se nënat e reja dhe të afërmit i blejnë vet, dhe tha se infrastruktura ështe tejet e amortizuar.

“Një problem i madh është amortizimi i mjeteve prej mëse 30 vitesh dhe moszëvendësimi i tyre, mungesë që rrezikon jetën e nënave dhe foshnjave”, tha Deda.

Deputetja e PD-së, Albina Deda i bëri thirrje ministrit Beqaj të shohë realitetin e spitaleve në Veri, që janë në një gjendje të mjeruar.

“Ka vetëm shfaqje dhe propagandë të kryeministrit dhe ministrit të Shëndetësisë për reformë në shëndetësi dhe shërbim falas, ndërkohë që ata janë të zënë vetëm me koncesione dhe tendera me përfitime marramendëse. Në Maternitetin e Lezhës ka mjerim dhe mungesë të theksuar të ilaçeve, si dhe të kushteve normale të trajtimit të pacientëve”, tha Deda.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency