Reforma në drejtësi, Gjosha thirrje të gjitha palëve: Të gjendet konsensusi

0
155

Klajda-GjoshaMinistrja e Integrimit u ka bërë thirrje palëve të dakordohen për reformën në drejtësi në kuadër të integrimit evropian të vendit. Gjosha tha se reforma në drejtësi është një prioritetet e vendosur nga BE për integrimin.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, u ka bërë thirrje palëve politike të ulen bashkë për reformën në drejtësi, pasi është e domosdoshme për proçesin e integrimit.

Gjosha: “Reforma në drejtësi është kyçi i hapjes së negociatave dhe unë sërisht i bëjë thirrje të gjithë palëve të ulen në tryezë dhe të gjitjnë zgjidhjen e duhur në rradhë të parë për qytetarët shqiptar dhe më pas për proçesin e integrimit. Pjesa tjetër e prioriteteve unë do të thoja që ka një ecuri mjaft të mirë dhe që është komentuar dhe nga vetë komisioneri Han dhe e gjithë pikpyetja mbetet tek refoma në drejtësi”.

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ishte në Berat ku mori pjesë në ceremoninë e dhënies së çertifikatave për punonjësit e Bashkive të Qarkut të Beratit, të cilët u bënë pjesë e trajnimit disa ditor,  për Menaxhimin e Fondeve të BE-së, për njësitë e qeverisjes vendore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency