Halimi: Byroja Kombëtare e Hetimit, e pavarur nga Kryeministri

0
293

download (1)Eduard Halimi, duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama për Byronë Kombëtare të Hetimit tha se opozita ka kërkuar që ajo të mos jetë në varësi të kryeministrit, por në atë të prokurorit.

“Byroja ka qenë në programin e PS, por modeli i këtij programi është që Byroja të mbikëqyret nga kryeministri. Byroja duhet të luftojë korrupsionin, por të gjithë e dimë se korrupsionin mund ta bëjë qeveria me tendera e konçesione. A ka bërë kjo polici një procedim ndaj zyrtarëve të qeverisë? Jo. Zero. Ne kemi kërkuar që Byroja të mos jetë në vartësi të kryeministrit, por në atë të kryeprokurorit. Pyetja është pse nuk votohet Byroja sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe opinionit të Venecias? Nuk mund t’i kontrollojë kryeministri emërimet, mbledhjen e të dhënave, etj. Prandaj ne kemi kundërshtuar. Do të jesh ti që do ta votosh me një këmbë reformën në drejtësi sipas standardeve”, iu përgjigj Halimi, Ramës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency