Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, në një prononcim për mediat të hënën, deklaroi në lidhje me rezultatet e testimit të mësuesve, se sistemi arsimor ka shumë probleme. Malaj nënvizoi se niveli i mësuesve lë shumë për të dëshiruar. Gjithashtu, lidhur me incidentin e dhunës në një nga shkollat e Durrësit, ajo tha se “dhuna në shkolla nuk duhet të jetë pjesë e realitetit tonë”. Sakaq, ajo deklaroi se mësuesit janë ata që duhet të duhet të menaxhojnë situatën në klasë.