Ahmetaj: Blushi flet pa shifra dhe për populizëm, po u jep zë argumenteve të PD-së

0
148

ahmetaj gjirokasterNjë tjetër zë brenda PS-së që kundërshton deputetin Ben Blushi. Pas arsyetimeve të ministrave Bledi Çuçi dhe Sajmir Tahiri, edhe ministri tjetër socialist Arben Ahmetaj shprehu dje mendime të kundërta me qëndrimet e Blushit, sidomos për pjesën ekonomike. Përmes një statusi në FB ai e cilësoi Blushin një njeri që flet pa shifra dhe për populizëm. “Nuk kam folur për ambicien e Blushit për te kandiduar për postin e Kryetarit te PS, sepse nuk kam dashur te hyj ne këtë debat për mua te pakuptimte, pas dy fitoresh e dy konfirmimesh radhazi te PS dhe te Edi Rames ne krye te vendit. Megjithatë, nuk rri dot pa thënë opinionin tim kur argumentet shtrihen nga ato statutore, tek ato ekonomike. Sepse ne këto te fundit, ashtu siç kemi ndare me njeri tjetrin ne shume debate, dëgjoj sintoninë e një muzike qe vjen përtej oborrit tone, nga kundërshtarët tanë politike. Ben Blushi nuk është kundërshtari ynë politik, por iu jep zë argumenteve te tyre te pabaza. Me vjen vërtet keq qe ne te folurën pa shifra te mikut tim Ben Blushi, shoh populizem qe nuk na çon askund, vetëm na kthen tek ngrehina e vjetër”. Në qëndrimin e tij Ahmetaj parashtroi si tregues që sipas tij vërtetojnë ecurinë pozitive të vendi në fushën e ekonomisë. “Ben, ekonomia nuk ka shkuar ne rënie por ne rritje. Ky vit do te shënojë 3.5% rritje ekonomike. Mos harro ku e nisem e si e morëm këtë vend ne shtator 2013. Padyshim, duhet me shume dhe prandaj na duhet mbështetja dhe jo lufta jote me nota kundërshtarësh. Ben, konsumi ka ardhur ne rritje dhe jo ne rënie. Rreth 2% ne tremujorin e trete te 2015. Ben, papunësia nuk është rritur, përkundrazi, punësimi është rritur. Mos harro i dashur mik qe, ne reference te raportit te Bankës Botërore, vendi arriti kulmin e varfërisë ne vitin 2012, e tashme ka nisur rimëkëmbjen. Mos harro se me taksen progresive i ulem barrën 421 mije familjeve dhe iu kthyem mbrapsht reth 40 milionë dollarë qe iu grabiteshin nëpërmjet taksës famëkeqe me demek te sheshte”, shkruante Ahmetaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency