Berisha: Rama bën vizitën në veprën e tij “madhore”, 1.4 km rrugë në Vlorë

0
149

sali berishaPas vizitës së kryeministrit Rama në përfundimin e ndërtimit të linjës 110 kV të “Unazës së Jugut”, ka reaguar menjëherë ish-lideri i opozitës Sali Berisha, duke theksuar se kjo ishte njw vepwr e tij.  Në një deklaratë në rrjetet sociale, ish kryeministri ka bërë me dije se Rama e ka zhvilluar vizitën, në veprën e ashtëquajtur “madhore”, sic ai e konsideron të atillë, duke qënë se është vepër  e tij. “Edi Rama pas bllofit dhe diskretitimit për inaugurimin për së dyti të nënstacionit elektrik te Babicës, ndërtuar dhe inaguruar në vitin 2009, u paraqit sot në media në viziten e tij të tretë të radhës në veprën “madhështore” publike të  Edvinit, rrugën prej gjithsej 1.4 km, që lidh rrugën transballkanike me autostradën Levan-Vlorë, në të cilën punohet prej dy vitesh” – shprehu nëpërmjet një postimi në facebook, Sali Berisha. Ndërkohë, gjatë inagurimit të nwnstacionit tw Babicws, kryeministri Rama tha se  reformat e qeverisë kanë marrë nën mbrojtje kategorinë e qytetarëve në nevojë përsa i përket çmimit të energjisë. Ky projekt i sapondwrtuar wshtw financuar nga njw kredi e qeverisw gjermane, nwpwrmjet bankws KfV, vlera e sw cilws ishte 49 milion euro. Kjo linjë mundëson ndërtimin e nënstacioneve 110/35/20 kV orikum- Himarë, dhe të shoqëruar me zhvillimin e rrjetit 20 kV nga Operatori i Shpërndarjes, ku pritet të përmirësohet në mënyrë cilësore shërbimi i energjisë elektrike në zonat turistike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency