Spiro Ksera paraqitet sot në Gjykatën e Tiranës, do të njihet me akuzat

0
248

spiroIsh-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera dhe disa prej ish-vartësve të tij të arrestuar do të paraqiten sot në orën 13:00 në Gjykatën e Tiranës për t’u njohur me akuzat që Prokuroria ka ngritur ndaj tyre si dhe për të mësuar masën e sigurisë që do të vendosë gjykata.
Prokuroria ka paraqitur ndërkohë pretendimet në gjykatë, duke kërkuar mbajtjen e ish-ministrit në gjendjen e arrestit në burg, ndërsa disa bashkëpunëtore në gjendjen e arrestit shtëpiak.

Sipas saj, ka dyshime serioze se ish-ministri ka kryer veprën penale të “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën” nëpërmjet procedurave fiktive për organizimin e disa aktiviteteve social-kulturore gjatë vitit 2013.

Vjedhja nga buxhetit i shtetit, sipas organit të akuzës, është në shumën e 30 milionë lekëve.

Ndërkaq, avokati i Kserës është Genc Gjokutaj, i cili ka qenë ndërkohë prokurori që futi në burg të fundmin qeveritar përpara arrestimit të Kserës, pikërisht ish-kryeministrin Fatos Nano më shumë se 20 vjet më parë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency