Kosovari në listën e 45 kriminelëve më të rrezikshëm të Europës

0
200

kosovariEuropol ka aktivizuar së fundmi on line website-n dedikuar kriminelëve më të kërkuar në Europë. I disponueshëm në 17 gjuhë ky website jep informacion e kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve europianë mbi persona të kosideruar të rrezikshmë e që kanë kryer krime të ndryshme si akte terroriste, vrasje, organizmim mafioz, grabitje, mashtrim fiskal, pedofili etj.

Në një listë me 45 emra janë renditur kriminelët më të rrezikshëm, të dënuar nga drejtësia, por ende në gjëndje të lirë e në kërkim nga Europoli.

Numri 1 i kësaj liste është i shumëkërkuari për terrorizëm Salah Abdeslam i datëlindjes 15/09/1989, i akuzuar si autor përgjegjës i atentateve të 13 nënorit në Paris. Pranë tij renditet dhe emri i Mohamed Abrini 30 vjeç, me nënshtetësi franceze i cili më 11 nëntor 2015, dy ditë para atentateve të Parisit  është filmuar në rrugët e këtij qyteti së bashku me Salah ndërsa udhëtonin në bordin e automjetit tip Renault Clio, e njëjta makinë e përdorur 48 orë më vonë në atentatet tragjike.

Në listën me emrat e 45 kriminelëve të rrezikshëm të Europës gjëndet dhe shtetasi kosovar Hime Lufaj i datëlindjes 23/09/1984, i gjatë 1.83 cm, vendlindja Strellc Decan. Për këdo që jep informacion e ndihmon në gjetjen e Hime Lufaj, shteti austriak ka parashikuar një dëmshpërblim prej 10 mijë eurosh.

Hime Lufaj është i kërkuar nga drejtësia austriake prej datës 30/04/2009 me akuzën e krimit të vrasjes së qëllimshme të mbetur në tentativë, ndaj një punonjësi të ruajtjes së forcave të rendit.

Ngjarja i referohet datës 8 prill 2009 kur gjatë një kontrolli rutinë në parkun e lagjes 1180 në Vienë, Hime Lufaj ndaj të c cilit ekzistonte një urdhër arresti i disa viteve e më parë, i shmanget me forcë, policisë autriake. Pas një ndjekje prej disa minuatash në rrugën Schulgasse të Vienës, Hime Lufaj ndeshet trup më trup me një nga punonjësit e forcave të rendit duke e goditur disa herë me thikë në gjokës, dhe duke e lënduar në rrezik vdekje.

Polici austriak mundi të mbijetoj, e akuza ndaj Hime Lufaj është tentativë vrasje e qëllimshme. Ndërsa urdhër arresti para kësaj ngjarje ndaj kosovarit, i përket vitit 2006 kur me armën e ftohtë të tipit  thikë ka kërcënuar e ka grabitur një lokal në Vienë.

Policia austriake mendon se Hime Lufaj fshihet në vendlindjen e tij në Decan të Kosovës.

E vetmja grua në listën e 45 kriminelëve më të rrezikshmë të Europës është finlandezja 29 vjecare.Marina Cecilia Kettunen e akuzuar për mashtrime në shuma të mëdha  parash ndaj disa personave.

Mes 45 kriminelëve më të rrezikshëm të Europës është dhe Mirzet Bronja, 35 vjec me kombësi serbe i kërkuar nga shteti i Danimarkës për trafik droge e substanca narkotike.

Renditen në këtë listë dhe dy bosët e Mafias Italiane Matteo Messina Denaro e Ernesto Fazzalari. Matteo Messina Denaro konsiderohet si bosi më i fuqishëm i Cosa Nostra. Nuk mungon në këtë listë dhe emri i pedofilit rumun Gregorian Bivolaru, 63 vjec i akuzuar për pedofili, dhunë seksuale ndaj minoreneve e pedopornografi.

Me aktivizimin e këtij website Europol synon të sensibilizoj opionin publik mbi ekzistencën ende në gjëndje të lirë të personave të konsideruar mjaft të rrezikshmë si dhe të kërkojë ndihmën në vendosjen e drejtësisë nga cdo qytetar europian, qoftë dhe në formë anonime.

“Është iniciativa e parë e këtij lloji në nivel europian e bazuar në një platformë të përbashkët”, lexohet në komunikatën e shtypit të Europol.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency