AKU apel konsumatorëve: Shmangni rrezikun nga ushqimet e pakontrolluara

0
330

tregKonsumatorët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për ushqimet që konsumojnë, duke blerë ushqime   nëpër markete dhe dyqane të cilat janë të kontrolluara.

Sejrie Baleta

Është shumë e rëndësishme që të përzgjedhim ushqimet më të shëndetshme për organizmin tonë. Këtë duhet ta bëjmë pavarësisht planeve të momentit për t’u dobësuar apo shëndoshur. Duhet të jemi të informuar për ushqimet që na bëjnë mirë dhe për ato që janë të dëmshme.Nga ana tjetër për sa i përket konsumatorëve një thirrje u vjen dhe nga  Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  ku  bën apel  për të konsumuar ushqime të sigurta dhe të kontrolluara. Edhe pse është një institucion i ri i i krijuar në vitin 2010, është forcuar nga viti vit, duke rritur kontrollet në tregje për rritjen e sigurisë ushqimore ndaj konsumatorve.Siguria ushqimore në vend është një çështje mjaft e rëndësishme sepse ka të bëjë në mënyrë të drejtpërdrejtë me shëndetin e konsumatori. Shpesh ja nëkryer inspektime nga AKU në çdo territory. Ka pasur raste ku dhe janë sekuestruar edhe ushqime të skadura , fallsifikuara etj. Konsumatorët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për ushqimet që konsumojnë, ushqimet nga ana e tyre duhet  të blihen nëpër markete dhe dyqane të cilat janë të kontrolluara. Shifrat tregojnë se nga viti në vit kontrollet janë të shtuara. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjatë vitit 2014, ka vendosur në total 15.7 milione lekë gjoba për bizneset që janë kapur në shkelje të sigurisë ushqimore. Për produktet me orgjinë joshtazore, në 12 qarqet e vendit janë kryer mbi 17 mijë inspektime, ku janë vendosur 110 gjoba me vlerë rreth 2.9 milione lekë. Ndërsa janë ndërmarrë mbi 12 mijë kontrolle për produktet me orgjinë shtazore në të gjithë vendin, ku janë vendosur në total 167 gjoba me vlerë 12.8 milione lekë.

Indistrualizimi dhe tregu ushqimor  

Jetojmë në epokën e  industrializimit, të prodhimit ushqimor  dhe globalizimit të tregtisë së tij, dhe këto  ndryshime mbartin me vete mundësi të  reja e të panumërta, për kontaminimin  e ushqimit me baktere të dëmshme, viruse,  parazitë apo kimikate të dëmshëm. Prandaj në këtë stad të ri të zhvillimit  botëror, një problem i lokalizuar  i sigurisë ushqimore mund të shndërrohet  menjëherë në një rast emergjence  ndërkombëtare.Ndërkohë që, hetimi i  shpërthimit epidemik të një sëmundjeje të shkaktuar nga ushqimi bëhet përherë  e më i ndërlikuar, kur qoftë edhe  një pjatë e vetme, apo një ushqim i  paketuar, të përmbajë përbërës ushqimorë,  nga disa vende të ndryshme. Politikat dhe veprimet  e sigurisë ushqimore, duhet të  mbulojnë të gjithë zinxhirin e furnizimit  të ushqimeve, duke -filluar me mjedisin  e duke kaluar te prodhimi parësor,  përpunimi, shpërndarja, përgatitja dhe  konsumi. Këto veprime përfshijnë marrjen  e masave, që sistemet e duhura  të sigurisë ushqimore, duke përfshirë  rregulloret dhe standardet e duhura, inspektimet  e ushqimit dhe kapacitetet  laboratorike, të ngrihen dhe të mbahen  për të kontrolluar dhe reaguar ndaj  rreziqeve, kundër sigurisë ushqimore, përgjatë zinxhirit të sigurimit ushqimor,  duke përfshirë emergjencat.
Sëmundjet

Sëmundjet e prejardhura nga  ushqimet  Sëmundjet e prejardhura nga ushqimet  janë zakonisht me natyrë infektive, ose  toksike dhe shkaktohen nga bakteret,  viruset, kërpudhat, prionet, parazitët  ose substancat kimike, që hyjnë në organizëm  nëpërmjet ushqimit ose ujit të  ndotur. Ato janë tepër të zakonshme,  dhe shkaktojnë një barrë të madhe,  madje edhe në vendet më të zhvilluara  sëmundja akute e prejardhur nga  ushqimet (që shpesh quhet helmim  ushqimor) shkaktohet rëndom nga  ngrënia e ushqimit të ndotur nga bakteret,  si për shembull, nga Salmonella,  Campylobacter, Clostridium perfringens,  Staphylocoçus aureus, Bacillus  cereusose Escherichia coli (E. coli), ose  nga një virus, si për shembull norovirus. Ngrënia e ushqimit të ndotur mund të  ketë pasoja tepër të rënda, disa nga  të cilat mund të jenë me afat të gjatë,  duke përfshirë dëmtim të veshkave dhe  mëlçisë, çrregullime të trurit dhe nervave,  artrit reaktiv, kancer, septicemi,  madje edhe vdekje.  Simptomat dhe trajtimi i sëmundjeve  akute të prejardhura nga  ushqimet  Në varësi të sëmundjes, simptomat mund  të fi¬llojnë nga në më pak se një orë, deri  në disa javë pas ngrënies së ushqimit të  ndotur, dhe mund të përfshijnë: marramendje,  vjellje, diarre ose dhimbje.

///

“Parku i Romëve”

 Fushata sensibilizuese me rulota jep rezultatet e para për të pastrehët

Janë dhuruar  rulotat e parë të dhuruar nga qytetarë të thjeshtë e figura të njohura, të cilët i janë bashkuar fushatës sensibilizuese  “Parku i Romeve” me rulota. Si një ide origjnale, e lançuar 11 ditë më parë, kjo është parë si një zgjidhje e mundshme për situatën e romëve të pastrehë në Shqipëri, por edhe si një zgjidhje e cila është testuar në shumicën e vendeve të zhvilluara për strehimin e komunitetit rom. Si kundërshtim ndaj realitet të vështirë për shumë familje rome, të pastreha dhjetra artistë, personazhe publike, organizata partnere, ambasada dhe institucione ndërkombetare iu bashkuan thirrjes për solidaritet. Ditën e sotme, pas 11 ditësh është konkretizuar ideja e parkut te rulotave.‘Rulotat e para erdhen  ! Ato janë shtëpizat më të dashura në Shqipëri sepse janë mundësuar 100% nga njerëzit për njerëzit. Vullnetarët që u regjistruar ditën e djeshme kanë nisur punën për rregullimin e  tyre. Parku që do të ndërtohet do të jetë parku më i bukur në Shqipëri”, thuhet në shkrimin e publikuar në faqen e Ecovolis.  Ndërkohë që fushata sensibilizuese vazhdon, të gjothë qytetarët janë të thirrur ti bashkangjiten kësaj fushate, me kontributin e tyre. Nëse ke një biznes bëj një donacion. Para ose kontribut në shërbime. Nëse je një qytetar i thjështë bëj një donacion. Para ose kohë, duke u regjistruar si vullnetar.Nëse zotëron një rulotë të vjetër na e dhuro. Nëse njeh dikë që e zotëron binde të na e dhurojë”, i bëhet thirrje qytetarëve. Së bashki do të mundësojmë strehimin e dhjetra fëmiljeve. Do të ndalojmë vdekjen e foshnjave. Do iu japim një strehë fëmijëve. Do të ndërtojmë një model, shkruhet me tej.

///

Ligji heq të drejtën e pronës

Ish-pronarët dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese ligjin për pronat

 

 

Ish-pronarë t kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për pronat.
Përfaqësuesi i një prej shoqatave të ish pronarëvë thote se ligji bie në kundërshtim me kushtetuen pasi heq të drejtën e kthimit të pronës pronarëve. Ligji i ri parashikon trajtim financiar për ish pronaret. Ky eshte elementi i dyte qe shoqata kundershton, pasi vlera nuk llogaritet me çmimin e tregut. Ish pronaret pretendojne kthim të pronës aty ku është e mundur. Në rast të kundërt kompensim financar me vleren aktuale të tregut. Gjithashtu pak ditë më parë edhe Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, vendosi të dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese ligjin “Për Trajtimin e Pronës dhe Përfundimin e Procesit të Kompensimit të Pronave”, ndërsa parlamenti e votoi për herë të dytë atë pasi ai e ktheu për rishqyrtim. Sipas presidentit Nishani, ky ligj cënon parimet bazë kushtetuese të sigurisë juridike, barazisë para ligjit, zhbën konceptin e ekonomisë së tregut si dhe bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin e vendosur nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency