Iniciativë simbolike, pishtari olimpik në Athinë do të mbahet nga një refugjat

0
177

refugjat-flaka-442x265Duke dashur që përmes një iniciative simbolike të sensibilizojë opinionin botëror, pas një vizite në kampin e refugjatëve në Eleona të Athinës, kreu i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka deklaruar se flaka për Lojërat Olimpike 2016 në Rio de Zhaneiro do të kalojë nëpër një kamp refugjatësh në Athinë dhe mbajtësi i pishtarit të saj do të jetë pikërisht një prej tyre. “Ne përpiqemi me anë të sportit që ndoshta të shërojme disa plagë nga të cilat këta njerëz vuajnë si dhe për t’u dhënë atyre një grimë të vogël shprese e besimi në jetën e tyre të vështirë”, tha Bach.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency