Krasniqi: Përkulem para familjes Jashari

0
179

656X37377437h_kBoksieri shqiptar Haxhi Krasniqi ka thënë se përkulet para veprës së madhe të familjes Jashari, e cila për lirinë e Kosovës ka dhënë 56 anëtarë të saj. “Sot e pata nderin ta takoj kryefamiljarin e familjes Jashari, Bacën Rifat. Kam qenë fëmijë dhe jetoja në Kosovë kur filloi lufta. Familja legjendare Jashari i humbi 56 anëtarë të saj për lirinë tonë. Ata të gjithë u flijuan për atdhe. Ky takim i sotëm me bacën Rifat ishte shumë i veçantë për mua. Respekti dhe nderi për familjen Jashari është i pafund dhe përkulem para veprës së tyre”, ka thënë Haxhi Krasniqi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency