Reforma në drejtësi, SHBA e BE ta shkelin vijën e kuqe

0
147

 

collaku-1-1024x562Nga Basir Çollaku

 

Vite më parë në SHBA, u dënua me vdekje një shtetas meksikan, i akuzuar për vrasje dhe Gjykata e të Drejtave të Njeriut, pas një ankese të mbrojtjes, i sugjeroi SHBA-së, që të rishihej procesi për një procedurë të anashkaluar. Sepse, konstatonte ajo, nuk ishte vënë në dijeni vendi nga vinte i dënuari. Ish-presidenti Xhorxh Bush, në respekt të këtij  episodi ligjor, i shkruan gjykatës së vendit të tij, duke i kërkuar marrjen në konsideratë  dhe ndoshta ribërjen e procesit. Gjykata, i përgjigjet Presidentit. Fort i nderuar zoti President, ju nuk keni të drejtë të ndërhyni në vendimmarrjen dhe procedurën e bërjes së procesit gjyqsor. Gjyqi është zhvilluar dhe i akuzuari e ka marrë dënimin nga Gjykata e Shteteve të Bashkuara. Dënimi është i formës së prerë. Me kaq pretendimet u shuan dhe drejtësia bëri punën e saj, duke dhënë të gjithëve të drejtën e duhur.

Ky episod mu kujtua, teksa  shoh se si përjetojmë debatin e zhurmshëm, të zvarritur, hileqar për nga përmbajtja, lustër për nga forma, të reformës në drejtësi në Shqipëeri, ku faktorët vendas, gënjejnë ditën dhe hakërrehen natën, duke dëshmuar seriozitet të munguar, e siklet të shfaqur.

 

A mund të ndodhë kjo në Shqipqri? Jo. A duhet të ndodhë? Patjetër po.  A besojmë ne se ka për të ndodhur?  Me shumë guxim ndoshta!!! Kjo reformë në Shqipëri, është tërësisht emergjencë kombëtare, duke konstatuar atë ndikim rrënues të drejtësisë në vendin tonë. Vërhet lehtazi se draftimi i reformës, është një vullnet i importuar, kryesisht amerikan dhe evropian, ndërsa ekspertët e zgjedhur të qeverisë kanë flirtuar më dëshirat e udhëheqjes ekzekutive të vendit. Tashmw politika shqiptare nuk ka litar nga ta dredhë më gjatë e më shumë, megjithë përpëlitjet leksikore dhe vonesat e pashëndetshme  të mbikqyrësit që udhëton Venecia-Tiranë. Pritshmëria e lartë e ekspertëve të Venecias, kulmoi me më shumë turbullirë se sa qartësi, ku thuhej se edhe kjo është në standarde edhe kjo përmbush standardet e BE, por duhet gjetur një mekanizëm. Problemi lënë në dorë të ndërkombëtarëve ka të bëjë me faktin se nuk na duhet fort korniza që na përmbush standardet, por produkti i dalë prej saj duhet të përmbushë pikërisht standardet e BE, aq të munguara dhe kërkuara njëherësh. Këtë duhet ta thonin e sugjeronin më me forcë e më pak shkujdesje ekspertët e Komisionit të Venecias. Largimi i tyre solli më shumë pyetje në ikje se sa në ardhje.

 

Donald Lu, ambasadori Shteteve të Bashkuara në Tiranë, është dilpomati tek i cili spikat e veçanta. Ai flet shqip shkëlqyeshëm, e folura e tij shqip, është dhjetëra herë më e dashur për shqiptarët, sesa ajo e politikanëve. Flet drejtpërdrejt. Dhe thotë atë që mendojnë shumica e qytetarëve të këtij vendi. Ai ka një alaeancë të pakundërshtueshme në kërkesat dhe qëndrimet e tij serioze dhe zyrtare njëherësh. Ka maturi të pazakontë dhe  ka bërë shoqërinë shqiptare në komunikimet e tij të drejtëpërdrejta me të, aksioneren kryesore të besimit. Nga nisma e dekriminalizimit e aksion i opozitës, e deri në hapat aktualë të Reformës në Drejtësi, aksioni  “Lu” ka qenë dhe mbetet motori pa të cilën asnjwra nuk do të ndodhte. Në fillim pak më në periferi dhe e anuar disi kah qeveria, por tashmë në harmoni dhe sinkronë me Lu, ka ardhur dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, duke shuar dyshimet politike se mund të bëjnë sikur kërkojnë edhe kohë evropiane.

 

Gongu nuk jep asnjë mundësi. Politika shqiptare ka një merak të madh në këtë poker ku zaret nuk ka shanse ti hedhë vetë. Ata me sa duket, aktorët e partive kryesore, kërkojnë garanci nga njëri-tjetri, duke shpallur hapur shqetësimin e postreformës, se sa të para apo gjatë hartimit e miratimit të saj. Nëse natën ata do merrnin garanci nga njëri tjetri se sdo trazoheshin ditën e hyrjes në fuqi të drejtësisë së re (drejtësia postreformë) atëherë “Venecia” do ishte lodhur krejt më pak, e marrëveshja do kishtë qenë çudibërëse shumëpartiake në mesnatë  po tua kërkonin ndërkombëtarët do kishin shkuar e votuar në parlament. Por asnjëra nga partitë politike, qoftë në pushtet apo opozitë nuk e ka garancinë për tia dhënë tjetrës. Ata rrisin tensionin politik dhe thellojnë ndasitë sepse kanë me çfarë ta bëjnë këtë gjë. Politika jonë është e mbarsur me dosje. Ata ia dinë sekretet njëri-tjetrit. Kanë dosjet e reja dhe tw vjetra. Marrëveshjen e kërkojnë nga njëri-tjetri, për të mos nxjerr në shesh të palarat e secilit, nëse rrezikohet njëri. Kjo lojë me të fshehta, që në fakt janë vepra të rënda penale, mban politikën tonë peng të sho-shoqit, duke prodhur terren, që ata mos i zërë efekti domino sëbashku. Kwshtu kanë një lidhje unike të asaj natyre, ku nëse njëri anohet, tjetri përkulet, tjetrit i dhëmb stomaku nga trazirat. Ky është realitet. Eshtë arsye bindëse se përse nuk duhet lënë garancia postreformë në duart e tyre. Kjo është e duhet të jetë në duart e partnerëve dhe ata nuk duhet ta japin me qera këtë produkt të keqpërdorur nga politika shqiptare.

 

Udhëkryqi mospërfundimit të draftit të reformës, ka zënë kohën dhe përpëlitjet marrin justifikime sa atmosferike aq dhe kozmetike, duke afruar fundin më shpejt sa do të vinte natyrshëm. Amerikanët dhe evropianët në këtë aksion më tepër të tyrin se sa shqiptar, duhet ta teprojnë ndoshta për herë të fundit në këtë proces, me  një dozë ekstra vullneti. Ndërkombëtarët duke shpresuar se lënë kohë për të mbyllur procesin, nuk kanë bërë asgjë më shumë se sa po u japin kohë partive të bëjnë pakt. Pakt jo në të mirë të reformës, por në të mirë të tyre, për të dalë të gjithë të palagur nga kjo dallgë vërtet e madhe. Nëse koha vijon të zgjatet, atëherë ndërkombëtarët do të shohin se nuk janë shndërruar dot në faktorë. Politika do të gjejë udhën e vetëshpëtimit, duke bërë kompromis me kurrizin e qtetarëve. Sepse drejtësia në Shqipëri, për fatin tonë të shëmtuar, nuk është asgjë më tepër se sa një rezervat i politikës, ku edhe farat edhe produktet mbillen e korren prej saj.

 

Qeveritë tona në këto 25 vite kanë lëshuar sovranitet duke ushqyer lakminë e tyre, babëzinë, majmur llogaritë bankare, krijuar oligarkinë në kohë rrufe e këtë e kanë bërë duke e shtrydhur e përdorur keqas drejtësinë, shkopin e tyre të përdredhur. Paraja e madhe, krimi organizuar, Mafia, oligarkia, korrupsioni, të gjitha kanë nga një lugë të madhe pushtet tek ne, duke dëshmuar fatkeqësinë tonë, se politika shqiptare shet shtetin, për të mbajtur pushtetin. Ndaj SHBA dhe BE do na ndihmonte më tepër nëse shkelte një vijë të kuqe teorikisht jodiplomatike, por praktikisht reale dhe e dobishme. Amerika kryesisht, sepse aty është thembra e Akilit e politikës sonw dhe pas saj, BE, duhet të flasin përtej normales edhe një herë. Ata le të deklarohen hapur se cilët politikanë nuk janë të dëshirueshëm si partnerë. Cilët prej tyre skanë vend ne tryezat e NATO, cilët prej tyre nuk janë të denjë për partneritet me SHBA dhe BE. Ambasadori Lu, pak ditë më parë në një komunikim me qytetarët shqiptarë  duke iu përgjigjur një pyetje, tha se po shqyrtojmë mundësinë për të kategorizuar personat të cilët nesër do të jenë non grata për SHBA. Kjo do të ishte e vlefshmë të bëhej nga partnerët tanë SHBA dhe BE sa mw shpejt. nwse do tw ishte e mundur para reformws. Le tw thonw se këto politikanë, pushtetarë, me emra konkret nuk janë e nuk do të jenë më partnerët tanë. Ata humbasin disa të korruptuar duke shëndoshur bashkëpunimin, ne pastrojmë një klasë të vonuar në ikje.

 

Ne ndoshta kërkojmë shumë, pasi vetë spo bëjmë thuajse asgjë, kemi rënë nën fatin e keq të të voglit me histori të trazuar. Por, kjo është një vijë e “kuqe” e duhur për tu shkelur. Kjo do të ishte një fillim reformës në drejtësi duke prodhuar drejtësi me çdo kusht. Lista e këtyre politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të pushtetit, të padëshiruarve  nuk duhet tu lejohet as bashkëpunimi, as udhëtimi në SHBA dhe BE, pastaj le të vijnë e të kërkojnë votë te shqiptarët. Po e ndanë mendjen SHBA-të, pasi ata e çojnë deri në fund punën e nisur, atëherë do ndodhë edhe të kemi drejtësi dhe demokraci, në të kundërt do të konsumojmë demokraci të palicensuar..

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency