Mamaja e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama (Koleka) dhe disa të afërm të saj, kanë paditur kushërinjtë e tyre, lidhur me një pasuri të patundshme në kryeqytet. Çështja është në fazën e gjykimit dhe po drejtohet nga gjyqtarja Antonela Prendi. Nëpërmjet çështjes civile Nr. 5316, e regjistruar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë më 22.01.2016, Aneta Rama(Koleka), Eno Koleka dhe Petro Koleka, kanë paditurit Bashkim Hoxhën, Benet Kolekën, Drita Hoxhën, Ibrahim Salicen, Kleodjan Hoxhën, Myzejen Semishti (Salice), Pellumb Hoxhën, Sonila Hoxhën, Tomorr Rapollarin dhe Ylli Rapollarin. Shkak për këtë kërkesë-padi është bërë pretendimi për pjestimin e një pasurie të paluajtshme me nr. 6/6+ I-II, Z.K 8150, vol 2, Faqe 222, e cila përben një apartament, me siperfaqe 88,0 m2, të ndodhur në Rr. “Luigj Gurakuqi”, P. 4, Shk.l, Ap 11, Tiranë. Në kërkesën e padisë, Znj. Rama dhe të tjerët kërkojnë “Lenien ne natyre e ketij apartamenti paditesave”, që sipas terminologjisë juridike, nënkupton lirimin e aparatemtnit nga ana e të paditurve dhe marrjen e tij në dorëzim nga paditësit. Dosja është aktualisht në gjykim nga gjyqtarja Antonela Prendi