“Shok” rishfaqet në Tiranë pas nominimit në Oscar

0
226

shokPas nominimit për “Oscar” në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër, “Shok” vjen për herë të dytë në Tiranë. Premierën shqiptare e pati në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë në Tetorin e 2015.

Projektimin e dytë, por me emocionet e një filmi pretendet për statujën e artë të Oskar e pati mbrëmë në një shfaqje të mbyllur në kryeministri.

“Një film që të lë pafjalë” . Me këtë fjali i përshkroi 21 minutat e bashkëprodhimit kosovaro-britanik Kryeministri Edi Rama.

Ideja për të realizuar një film të shkurter bazuar mbi histori njerëzore pas luftës lindi pesë vite më parë. Bashkëproducenti Harvey Ascot vizitoi Kosovën, u njoh me historinë dhe vendosi ti tregojë botës se ccfarë ndodhi në këtë vend.

I vleresuar me 16 ccmime, në Festivale të Rëndësishme Ndërkombëtare të Filmit të kategorisë A, krijuesit e “Shok” që hyri në analet e historisë së kinemasë si i pari film që shkel Oscaret, është një nga pretendentët.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency