Shumë prej nesh e kanë bërë këtë pyetje: përse na duhet ai xhepi i vogël, që gjendet thuajse në të gjitha xhinset që prodhohen në botë? Xhepat e xhinseve janë pak a shumë standard për çdo gjini: dy xhepa pas, dy përpara dhe një xhep i vogël pak drejtkëndor në një nga xhepat e përparëm.
Por për çfarë shërben? Është shumë i vogël për monedha dhe sigurisht nuk shërben për të mbajtur celularin.
Prania e atij xhepi shpjegohet me faktin se ai shërben për të vendosur një orë. Xhinset fillimisht u prodhuan për kaubojasat dhe ata e kishin të nevojshme të vendosnin orën aty.