Pasi mesoi numrin e femijeve emigrante qe kerkojne azil ne Europe ka ardhur reagimi i jozefina Topallit ne faqen e saj zyrtare ne facebook.” Nuk e di sa eshte numri i femijeve nga Siria qe kerkojne azil ne Europe, por mesova se jane mbi 26 790 femije shqiptare , ne moshen nen 17 vjec qe ne vitin e fundit kane ikur nga Shqiperia dhe kerkojne shpetim ne rruget e botes. ( Eurostat).Ajo qe ne dijme jo zyrtarisht eshte se shume klasa po mbyllen se nuk ka me femije, se edhe disa shkolla po mbyllen se femijet kane ikur.
Shkretimi i vendit nga rritja e mjerimit dhe e pasigurise eshte krimi me i madh qe mund t’i behej vendit.
Por nje numer kaq i madh femijesh shqiptare qe enden rrugeve te botes eshte nje klithme per cdo nene, per cdo prind , per shoqerine .
Nje klithme kundra mjerimit kundra mungeses se shpreses e perspektives ne dhène e shtepise tende.
Eshte nje dhimbje e pamate. Eshte nje akuze per nje rregjim te pashpirt qe boshatis vendin jo vetem nga qytetaret e tij , por edhe nga femijet e vegjel .
Kjo eshte nje drame kombetare.
Ky regjim i kalbur nga korrupsioni dhe krimi duhet permbysur.|