Ekspertiza/ Gjoba e Bashkisë ndaj PD, shkrimi i falsifikuar

0
161

Fatura2-450x600Shkrimi në gjobën e Bashkisë së Tiranës në adresë të Partisë Demokratike për dëmet e shkaktura në protestën e 8 dhjetorit 2015, nuk është i inspektorit Besnik Karaj.

Por firma në fund të saj rezulton të jetë e tij. Kjo është përgjigja e ekspertit që krahasoi shkrimin e policit bashkiak që paditi eprorët për falsifikim. Raporti i tij ka mbërritur tashmë në prokurorine e Tiranës dhe është administruar nga grupi hetimor.

Burime nga grupi hetimor i thanë Televizionit Klan se dyshohet që gjoba ka qenë e gatshme dhe firmosur nga Besnik Karaj, gjë e cila ndodh shpesh ku inspektorët i nënshkruajnë gjobat dhe më pas i plotësojnë në bazë të shkeljeve që konstatojnë.

Por plotësimi i saj nuk është bërë Karaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i pyetur për këtë çështje pati deklaruar publikisht se firma në gjobë nuk është falsifikuar.

Tashmë, me përfundimin e ekspertizës, mbetet për t’u parë se cili do të jetë hapi i mëtejshmë i Prokurorisë në këtë çështje

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency