Blushi: PS është dhënë me koncesion. Të bëhen zgjedhjet dhe më pas ju them nëse kandidoj për kryetar

0
213

Ben Blushi shprehu akuza te forta pas mbledhjes se grupit parlamentar socialist ndaj kreut te kesaj force Edi Rama. Sipas tij ai po e jep partine me koncension. “Një parti e cila nuk bën zgjedhje në përgjithësi ka një raport të vështirë me veten dhe ata që e kanë zgjedhur. Shkoni pyesni njerëz në të gjithë Shqipërinë. Nuk besoj se e miratojnë faktin që nuk ka zgjedhje nBlushië parti. Ka zona në Shqipëri ku deputetë fatkeqësisht të PS-së shkojnë dhe emërojnë njerëz pa zgjedhje, caktojnë njerëz sikur të kenë biznes privat se kush do të jetë delegat, kush do marrë pjesë në Kongres, kush është anëtar partie dhe kush jo. Ky nuk është biznes privat nuk ka ardhur koha që PS-në ta japim me koncesion. Jemi shumë herët dhe nuk ka arsye. Në zona të caktuara PS po jepet me koncesion, po trajtohet si biznes privat. Por jo e gjithë PS mund të jetë biznes privat. Në një biznes privat ndoshta nuk ka arsye të ketë zgjedhje, sepse njerëzit hiqen nga puna, në një parti jo”, tha Blushi. Nderkaq i pyetur nese do kandidoje  për kryetar të PS-së nëse ka zgjedhje, Blushi theksoi,: “Nëse ka zgjedhje do ua them, por sot e rëndësishme është të ketë zgjedhje”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency