Dhimiter Anagnosti feston 80 vjetorin e lindjes

0
179

anagnostiKinasti i njohur shqiptar Dhimitër Anagnosti feston 80 vjetorin e lindjes. Preferonte ta kalonte këtë ditëlindje në intimitet dhe heshtje….por  qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit organizuan një ceremoni festive në shenjë mirënjohoje për rigjisorin e shquar Dhimitër Anagnosti.

Atmosfera mes kineastësh ka qenë e vecantë për Anagnostin.
Mjeshtri i kinemasë shqiptare preferon të shprehë mirënjohje për bashkëpunëtoret, por kryefjalë sipas tij janë aktorët.
Rithekson idenë se ka hequr dorë nga të bërit filma, por pranon se në letër diçka mund të lërë, ku mund t’i shërbejnë regjisorëve të rinj si filma.
Bashkëudhëtarja e jetës dhe shpesh e sheshxhirimeve, aktorja e njohur Roza Anagnosti uron bashkëshortin e saj.
Pirro Milkani rrëfen edhe momentet e njohjes së çiftit.
 Sic e do zakoni nuk munguan edhe dhuratat simbolike për regjisorin.
Forumi i kineasteve i dhuroi një pikture nga vendlindja e tij Vunoi.
Dhimitër Anagnosti regjisori shqiptar më i rëndësishëm i shekullit të kaluar Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurime të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency