Tensioni në Kuvend/Balla: S’na tret dheu pa fut Berishën në burg. Topalli: Je më i pafytyri i këtij parlamenti

0
147

 

baDebati për 21 janarin solli dje tone të forta dhe deklarata të ashpra në Parlament. Në fjalën e saj ish-kryeparlamentarja Topalli akuzoi socialistët se i përdorën mish për top viktimat e protestës, ndërsa kujtoi se ndërkombëtaret e çmuan Berishën si burrë shteti për qëndrimin që mbajti. “Turp i madh, pse ka ik kryeministri juaj, ka ikur edhe kryetari i kuvendit, të vetmit që janë këtu është PD. Ti je një maskë me 100 fytyra se je më i pafytyri, kush e bëri kryepushkatarin kryetar të PS, po si lexon këtu hartimet e Ramës apo Stefanit, kolegu im ju lexoi atë që kanë thënë ndërkombëtarët. Secili prej jush do kishte pas reflektim, se ti çosh njerëzit të vriten, të vish e të bësh sikur po mbron ato, kur në fakt tallesh me jetën dhe fëmijët e tyre është të jesh i pashpirt, i pafytyrë, maskara. Po kush nuk e beson sot se ajo u bë për të marrë pushtetin, po prandaj thanë se Berisha ishte burrë shteti, kurdo që të ndodhë me dhunë nuk merret pushteti. Nuk e morët me dhunë, e morët duke ftuar qelbësirat për të rrëzuar Berishën dhe ja ku jemi sot. Shtet që e ka mbuluar droga, krimi, banda, kujt i thua të japësh llogari bandës, pse ka burra shteti, pse e duan këtë vend, pse nuk duam të shkojë drejt greminës, pse ikën nga kuvendi ata, e pse jemi ne këtu”- deklaroi ai. Pas fjalës së deputetes demokrate, reagoi socialisti Balla i cili duke ironizuar me Topallin se vetëm ajo mund ta çmojë vetëm nëse është burrë. “S’kam dyshim që Topalli apo Grida Duma nga foltorja tjetër kanë vlerësimin që Berisha është burrë shteti, për të parën s’kam dyshim, për të dytën nuk shkon. Ti zonjë je specialiste për pjesën e parë për të dytën nuk ke tagër për të dhënë vlerësim. Sa për maska, maskë më të madhe se ajo nuk ka. Ti thuash burrave të opozitës maskarenj, s’jeni burra e me radhë, për ca çoheni, e dëgjoni ca thotë, si u thua s’jeni burra burrave të opozitës”, deklaroi ai. Më tej ai rëndoi akuzat duke kërkuar direkt nga salla e Parlamentit futjen në burg të ish-kryeministrit. “Sa për fjalimin zonjë,  5 vjet mbaj të njëjtin fjalim dhe deri sa shoku yt i bankës të shkojë në burg aty do shkoj. Sa për amanetin ju them unë që nuk do na tresë dheu pa e fut Berishën në burg”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency