Lezhë/ Nis pastrimi i kanaleve kulluese të bllokuara nga përmbytjet

0
214

lezheBordi i Kullimit në Lezhë ka nisur punën për pastrimin e kanaleve të cilat shkaktuan përmbytjen e dhjetra familjeve dhe qindra hektareve tokë para disa ditësh.Aktualisht po punohet për pastrimin e përroit të Pllanës. Drejtori i Bordit të Kullimit në Lezhë Petrit Gjoni tha se po ndërhyhet në disa zona me qëllim shmangien e përmbytjeve në të ardhmen. Ai iu bëri thirrje banoreve që të japin kontributin e tyre duke mos i hedhur mbetjet urbanë në kanale apo perrenj.

Edhe vetë banoret pranojnë se janë ata përgjegjesit kryesorë për bllokimin e kanaleve kulluese. Në ditët e para të këtij viti, nga reshjet e shiut disa zona në Lezhë janë përmbytur për shkak të bllokimit të kanalizimeve kulluese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency