Kreu i grupit të PD: Do dali kush dha urdhër për plumba/Paloka-PS-së: Me 21 janarin po thumboni indirekt aleatin. Braçe: Aleati ynë nuk vrau asnjë

0
113

 

 

paaaNdërkohë që nga salla e Parlamentit deputeti socialist Erjon Braçe kërkoi zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para ligjit të autorëve, në përgjigje të tij, kreu i grupit demokrat Edi Paloka e cilësoi këtë si mënyrë për të sulmuar aleatin në qeverisje, pra kreun e LSI-së. “Ne jemi shprehur qartë se duhet ta zbardhë drejtësia, kemi pasur angazhimin tonë, drejtësia as në atë kohë e as sot nuk është në dorën tonë, si prokurorja e atëhershme merrte urdhra nga ju. Nëse e keni këtë si mënyrë për të sulmuar aleatin kjo është çështja juaj, sa për drejtësinë duhet ta thotë fjalën për atë rast dhe shumë raste të tjera”, tha Paloka. Por në replikë me të, socialisti Braçe tha se aleati i tyre nuk ka vrarë kërkënd. “Duhet të rikthehet sepse është hetuar gabim që nga fillimi, nuk nis hetimi nga pushkatarët, por nga komandantët e pushkatarëve, ndaj nuk kemi zbardhje të 21 janarit se ata janë e ishin të lirë shkatërruan vende ngjarjesh, prishën provat, shkarkuan prokurorë, kapën gjykatës e sot nuk ka asnjë të dënuar në burg për 21 janarin, ky është problemi. Sa për diversionin e përsëritur, banal, që përmendet në këtë sallë, po flasim për 4 të vrarë dhe aleati ynë nuk ka vrarë kërkënd”, deklaroi ai. Ndërkohë në mbyllje të debatit për 21 janarin, kreu i grupit të PD-së theksoi se,: “Do dali se kush e dha urdhrin për plumbat. Janë dy të tjerë që e dini shumë mirë që nuk ia nxori as Ina Rama nga e morën plumbin. Unë s’kam pranuar të flas për këtë dhe sot në fillim të seancën thashë se drejtësia do të flasë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency