Në setin fototografik të publikuar në faqen zyrtare të kryeministrit Rama në homazhet e djeshmë për 21 janarin, vëmendja zhvendoset prapë tek ai, a thua se ishte në ditëlindjen e vetë apo në një festë familjare. Seti fotografik hapet me këtë foto që tregon inicialet e tij të qëndisura në mëngën e këmishës. Duket se Rama shqetësohet më shumë për pamjen dhe detajet në look-un e tij, sesa në cështje madhore me rëndësi kombëtare si ajo e djeshmja.