Dyshoni se jeni shtatzënë? Vërtetojeni me këtë artikull

0
216

 

shenjat_e_shtatzaniseA mos ndoshta jeni shtatzënë?Me gjithë gjasat ju nuk do ti vereni shenjat e para te shtatzanise gati një jave apo dy pasi vereni se nuk ju kane ardhur menstruacionet.

Nese nuk mbani shenime per te ndjek ciklin menstrual apo nëse ardhja e tyre ndryshon gjerësisht nga muaji ne muaj, ju ndoshta nuk mund te jeni e sigurt se kur duhet ti pritni menstruacionet. Por, nese filloni t’i keni disa nga këto shenjat e para te shtatzanis per te cilat do te flasim me poshtë – shenja qe jo te gjitha nga ju i perjetojne te gjitha nga këto që do përmendim – dhe se ju kan vonuar menstruacionet per nje kohe, eshte shume e mundur qe ju te jeni shtatzëne. Kryej testin shtëpiak per shtatzëni per te zbuluar më sigurte!

Shenjat e para të shtatzënisëjanë:
Gjinj te ënjtura, ndjeshëm
Njera nga shenjat e para te shtatzanise jane gjinj sensitive, dhimbshem (ne prekje) qe shkaktohet nga rritja e niveleve te hormoneve. Dhimbja është si nje version i ekzagjeruar i asaj se si ndihen gjinjtë tuaj pak para menstruacioneve. Kjo dhimbje kogja shume venitet pas tre mujorit te pare me pershtatjen e trupit tuaj ndaj ndryshimit hormonal.

Lodhje
A ndiheni befas e lodhur? Jo, me mire te themi stërlodhje. Askush nuk e di me siguri se cka shkaktone lodhjen ne shtatzenin e hershme por eshte e mundur qe rritja e shpejt e niveleve te hormoneve progesterone jane kontribues ne pergjumujen tuaj.Ju duhet te filloni te ndiheni me energjike pasi te keni hyre ne tre mujorin e dyte edhe pse lodhja prape zakonisht kthehet ka fundi i shtatzanis ateher kur ju bartni me shume peshe dhe disa prej sikleteve (parehative) te shtatzenise e bejne me te veshtire per ju qe te beni gjume te mire gjate nates.

Gjakderdhje nga ngjizja
Disa gra kane nje sasi te vogel te gjakderdhje vaginale perafersisht 11 apo 12 dite pas ngjizjes (afer kohes kur ju mund te vereni se nuk po ju vin menstruacionet). Gjakderdhja ndoshta shkaktohet kur veja e ngjizur ben strofullin ne shtresën brendshme te pasur me gjake te mitrës – një proces qe fillon vetem gjashte dite pas ngjizjes – por askush nuk e dine me siguri.Gjakderdhja eshte e lehte (shfaqet si pike e kuqe apo njolla te kuqe ne te kafte) dhe zgjate vetem nje apo dy dite. Tregoj mjekut tuaj nëse vereni nje gjakderdhje apo pikim te atille, e veçanërisht nëse keni edhe dhembje, pasi qe ky mund te jete shenje i shtatzenise ektopike (kur veja e ngjizur bën strofullin jashtë mitrës).

Përzierje apo vjellje
Nese jeni sikur shumica e femrave, sëmundja e mengjesit nuk vije gati nje muaj pas mbarsimit. (Disa me fate i ikin pa e pasur.) Por disa gra fillojne te ndihen jo rehat pak me heret. Dhe jo vetem ne mengjes sepse perzierja dhe vjellja te shkaktuara nga shtatzenia mund te jene problem ne mëngjes, pasdite dhe mbrejme.Rreth gjysma e grave me kesi probleme ndihen te cliruara nga fillimi i tre mujorit te dyte. E per disa tjera me me pake fate ju duhet edhe nje muaj tjeter per tu ndier me mire.

Rritje e ndjeshmërisë ndaj aromave.
Nese jeni shtatzene per her te pare nuk eshte e pazakont nese ndiheni e neveritshme nga aroma e ndonje sandviqi apo kafeje dhe nese nga disa aroma tjera ju vie per te vjelle. Edhe pse askush nuk e dine me siguri, ky mund te jet si efekt anesore i rritjes se shpejte te estrogenit ne sisteim tuaj. Ju ndoshta zbuloni se edhe disa prej ushqimeve qe ju kane pelqyer me pare tash befas jane te neveritshme.

Fryrje barku
Ndryshimet hormonale ne shtatzanin e hershme mund te bejne te ndihesh e fryer, eshte e ngjajshme me ndjenjen qe disa gra kane pak para se t’iu vien menstruacionet. Kjo eshte arsye pse veshjet e tua mund te ndihen me te shtrenguara ne bel, edhe ate qysh ne fillim ateher kur mitra juaj eshte ende shume e vogel.

Urinim i shpesht
Pak pasi te ngeleni shtatzene ju ndoshta e vereni se gjat gjithe kohes shpejtoni per ne banje (tualet). Pse? Kryesisht ngase gjat shtatzenise sasia e gjakut dhe lengjeve tjera ne trupin tuaj rritet, e kjo shpien ne procesimin e lengjeve shtes nga veshket tua qe me pas perfundon ne fshikezen e urines.

Simtpomi mund te filloj gjashte jave te tre mujorit te pare dhe vazhdoj apo ndoshta edhe keqesohet me progresimin e shtatzenis tuaj dhe me rritjen e foshnjes qe dhuron me shume presion ne fshikezen tuaj.

Nuk ju kanë ardhur menstruacionet
Ju ndoshta do te beni testin e shtatzenise qyshe me pare nese vereni se menstruacionet nuk po vin ne kohen qe rregullishte kane ardhur me pare. Por nese nuk jeni e rregullt (dmth nuk ju vien menstruacionet rregullisht ne te njejten kohe) apo edhe nese nuk mbani shenime per ciklin menstrual tuaj, perzierjet, ndjenja per te vjelle dhe gjinj te tendosur plus shkuarjet e shpeshta ne tualet mund te sinjalizojne shtatzenine para se te vereni se nuk ju kane ardhur menstruacionet.

Temperatura bazë e trupit tuaj qëndron e lartë
Nese e keni percjelur temperaturen e trupit dhe vereni se ajo ka qendruar e ngritur per 18 dite me radhe, ju ndoshta jeni shtatzene.Dhe ne funde….

Dëshmia: nje test pozitive shtëpiak per shtatzeni
Perkunder asaj se cka mund te lexosh ne kutin e ketyre testeve, shumica e tyre nuk jane mjaftueshem te ndjeshem (senzitive) per te zbuluar shumicen e shtatzenive gati rreth nje jave pasi te keni verejtur se nuk ju kan ardhur menstruacionet. Dhe keshtu nese keni vendosur te beni testin heret dhe keni pasur rezultate negative (dmth nuk jeni shtatzene) eshte mire te provoni prape pas disa diteve.Cakto nje takim me mjekun pasi te keni rezulate pozitive.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency