Akuzat për Koncensionet, Prokuroria i kërkon Beqjat sekuestrimin e dokumentacionit

0
125

 

ilirRreth një muaj pas nisjes së hetimeve nga njësia “task-force” e Prokurorisë së Tiranës lidhur me koncensionet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, burime për TCH bëjnë të ditur se mesditen e së martës, prokurorët i janë drejtuar me një shkresë zyrtare dikasterit të drejtuar nga Ilir Beqja për të sekuestruar të gjitha dokumentet e këtyre koncensioneve. Hetimi i organit të akuzës është fokusuar në tre koncensionet e shumëpërfolura, ai i “Check up”-it falas me vlerë rreth 120 milionë euro, sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale me vlerë 100 milionë dollarë dhe ai për shërbimin e hemodializës me vlerë 86 milionë dollarë. Të tre këto koncensione janë denoncuar disa herë nga opozita, e cila ka drejtuar gishtin e akuzës direkt mbi ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja, si i përfshirë në këto afera, të cilat ajo i cilëson korruptive

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency