Sadushi prezanton draftin: U reflektuan opinionet e Venecias

0
136

sadushi-655x356Prej orës 11:15 minuta, Komisioni i Posaçëm për reformën në drejtësi po diskuton mbi draftin e ekspertëve të nivelit të lartë.

Një prej bashkëhartuesve të draftit, eksperti Sokol Sadushi teksa bëri një prezantim të draftit tha se janë ndjekur opinionet e Venecias.

 

Sadushi: Drafti për amendamentet kushtetuese është pregatitur mbi bazën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Lidhur me skemën institucionale ne kemi shkuar drejt asaj që Venecia thotë përe thjeshtim skeme që duhet kuptuar jo si fshirje institucionale por thjeshtim që ka të bëjë me bashkëpunimin institucional, qoftë në përbërje dhe kompetenca. Kemi ndryshuar çështjen e inspektorit nga Inspektoriat i Lartë në inspektor.Kemi ndryshuar disa çështje që kanë të bëjnë me tribunalin, kompetencat e tribunalit dhe të përbërjes së Këshillit të Emërimeve.

Ashtu si kemi shtyrë edhe hyrjen në fuqi të gjykatës së lartë administrative. Lidhur me gjykatën Kushtetuese janë evidentuar të gjitha rekomandimet e Venecias, është evidentuar dhe ajo që ka qenë debat lidhur me mundësinë apo pamundësinë e Gjykatës Kushtetuese  për të kontrolluar amendamentet kushtetuese.Ashtu si kemi evidentuar edhe çështjen e përgjegjësisë disiplinore që duhet të kenë gjyqtarët kushtetues që do kontrollohet apo shqyrtohet nga vetë gjykata Kushtetuese.

Lidhur mbi rolin e Ministrit të Drejtësisë ka qenë pika më kritike që opinion i Venecias ka sugjeruar, ne kemi shmangur atë që Venecia thotë sa i përket konfliktit të interesave lidhur me pjesmarrjen e Ministrit në tribunal apo Këshillin për emërimet por kemi mbetur tek ajo që duhet ta ketë, procedimin disiplinor por jo ekskluzivitet të tij.Do ta ketë procedimin nëpërmjet inspektorit.

Lidhur me pozicionin e prokurorit të përgjithshëm dhe strukturës së posaçme për veprat antikorrupsion kemi përcaktuar një marrëdhënie më të qartë. Ndërkohë edhe mekanizmi i zgjedhjes së prokurorit të përgjithshëm ka gjetur vend në Kushtetutë. Sa i përket çështjes së vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve mendoj se kemi gjetur një zgjidhje që kënaq Venecian në atë çfarë ka rekomanduar

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency