Mos pini më viagra, ja zgjidhja

0
320

 

boroniceBoronicat, frutat e pyllit, por dhe vera e kuqe, sipas studiuesve përmbajnë disa elementë të veçantë, që ulin në mënyrë të drejtpërdrejtë rrezikun e impotencës.

Sipas ekspertëve, të konsumosh një grusht me boronica tre herë në javë, ose të pish disa gota me verë të kuqe gjatë javës, mund të jetë një mënyrë shumë efikase në kurimin e problemeve me ereksionin, po aq sa e famshmja Viagra.

Një studim i ri i realizuar nga Universtiteti i Anglisë Jugore, në bashkëpunim me Universitetin e Harwardit, ka treguar se këto fruta kanë një efeket shumë të mirë në jetën seksuale, falë disa përbërësve natyrorë, të quajtur flavanodis dhe anthycyanins.

Këto përbërës gjenden gjithashtu dhe në frutat të tjera si, qershitë, manaferrat, luleshtydhet, rrushi, por edhe agrumet.

Studimi tregon se pikërisht flavanodis, mund të ulë me 14 përqind rrezikun për impotencë. Ndërkohë që, kombinimi i një regjimi ushqimor me përmbajte të këtyre frutave dhe i ecjeve ose ushtrimeve, mund të ulë rrezikun e impotencës me 21 përqind.

Për herë të parë studiuesit janë përqëndruar në rolin e këtyre përbërësve në jetën seksuale, ndërkohë që është llogaritur se problemet me ereksionin prekin më shumë se gjysmën e burrave në moshë të mesme në botë.

Ajo që theksohet në këtë studim është se meshkujt mund të ulin rrezikun për impotencë, duke konsumuar fruta, që tashmë janë pjesë e përditshme e ushqimit tonë.

Gjithashtu një rëndësi të madhe ky studim ka edhe për faktin se, problemet me ereksionin, janë shpesh baromentër i sëmundjeve më të rrezikshme si ato kardio-vaskluare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency