Me vitin e ri, mbërrin edhe shërbimi i ri i konsullor për të gjithë emigrantët shqiptarë me rezidencë në Itali. Është fjala për lëshimin e certifikatave të gjendjes civile që prej disa ditëve kërkohen drejtpërdrejt në konsullatat në Milano, Bari dhe zyrën konsullore pranë ambasadës sonë në Romë.
Siç kishim shkruar edhe në dhjetor 2015, certifikatat që tashmë lëshohen në konsullata janë ato të lindjes, familjare, të martesësdhe të vdekjes. Këto dy të fundit, vetëm për martesa e vdekje të regjistruara nga viti 2011 e këtej. Për shembull kush ka lidhur martesë në Shqipëri gjatë vitit 2010 apo më parë nuk mund të marrë certifikatën e martesës në konsullatë.
Një tjetër kufizim është ai i qëndrimit të rregullt të shtetasve shqiptarë në Itali. Udhëzimi i konsullatave flet qartë në këtë pikë:do të lëshohen certifikata vetëm për ata që janë rezidentë të rregullt në Itali, të gjithë të tjerët që qëndrojnë ilegalisht apo që ndodhen për momentin këtu si turistë, nuk mund të kërkojnë certifikatë pranë konsullatave.
Çdo zyrë konsullore do të lëshojë certifikata vetëm për qytetarët shqiptarë rezidentë në rrethin e juridiksionit të përfaqësisëkonsullore. Kështu, në Zyrën Konsullore pranë ambasadës nëRomë mund të kërkojnë të tërheqin certifikata vetëm shqiptarët rezidentë në krahinat Lazio, Abbruzzo e Campania. Në konsullatën e Përgjithshme në Milano mund të tërheqin certifikata qytetarët me rezidencë në krahinat Lombardia, Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia, Liguria, Marche, Piemonte, Toscana, Trentino Alto Adige, Umbria, Valle d’Aosta dhe Veneto. Në Bari, shqiptarët rezidentë në krahinat Puglia, Basilicata, Calabria, Molise, Sardegna dhe Sicilia.
Për t’u pajisur me certifikatë, qytetari duhet të paraqitet personalisht. Në mungesë, paraqitet një anëtar i familjes, kujdestar ose përfaqësues ligjor (me dokumente provues). Përshtetasit nën 16 vjeç, kërkesa bëhet nga njëri prej prindërve dhe mund të lëshohet edhe me fotografi.
Për të kërkuar lëshimin e certifikatës i interesuari duhet të paraqesë:
• Letërnjoftim elektronik/pasaportë biometrike shqiptare;
• Dëshmi të qëndrimit të rregullt e të regjistruar në rrethin e juridiksionit të përfaqësisë konsullore, që mund të jetë një nga dokumentet e mëposhtme:
– Certifikatë rezidence lëshuar nga komuna; dhe/ose
– Deklaratë personale për vendbanimin, e vërtetuar nga komuna; dhe/ose
– Kopje kontrate banimi e vlefshme jo më pak se 12 muaj, e noterizuar; dhe/ose
– Kartë identiteti italiane.
Çdo certifikatë e kërkuar pranë zyrave të Konsullatave kushton 20 euro dhe shuma paguhet në llogaritë bankare të tyre ose me bankomat.
Certifikatat e marra pranë zyrave të Konsullatave, më pas duhen legalizuar me vulën apostille (nevojitet një pull-taksë prej 16,00 euro) pranë prefekturës së qytetit italian ku qytetari shqiptar jeton.