Sokol Cikalleshi golashënuesi më i mirë në Kupën e Turqisë

0
147

cikaSulmuesi shqiptar Sokol Cikalleshi e nis vitin 2016 me gol për skuadrën e tij Istanbul Basaksehirin.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare i dha fitoren skuadrës në sfidën e djeshme kundër Bandirmasporit, e vlefshme për Grupin A të Kupës së Turqisë.
Kur rezultati ishte 2-2 në minutën e 61-të, Cikalleshi, pasi merr një top nga mesfusha, fiton duelin e shpejtë- sisë me një nga mbrojtësit e më pas kalon edhe portierin, duke shënuar një supergol.
Me tre gola në tre takime, Cikalleshi është momentalisht kryegolashënuesi i Kupës së Turqisë, që luhet me sistem grupi dhe aktualisht skuadra e sulmuesit pozicionohet e para me shtatë pikë.
“Çdo gjë shkoi super, jam i lumtur që e kam nisur mbarë vitin. I dhashë fitoren skuadrës në një ndeshje kupe dhe për më tepër luajta 90 minuta. Në kampionat nuk është se kam luajtur shumë minuta, edhe pse në katër ndeshje që kam qenë titullar, kam arritur të shënoj dy gola”, ka thënë Cikalleshi për ‘Panorama Sport’.
“Rëndësi ka që bëra një start fantastik. Fillimi është i vështirë, sepse, siç e thashë edhe më lart, Kroacia dhe Turqia nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”.
“Niveli është më i lartë dhe më duhet më shumë punë për të kapur vendin. Është komplet futboll ndryshe dhe nga vetë bisedat që kam bërë me këdo lojtar, më kanë thënë që viti i parë është i vështirë. Kam një kontratë 4-vjeçare dhe në klub më shikojnë si investim për të ardhmen”, deklaroi Cikalleshi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency