Lu i shkon në zyrë Ramës, ja çfarë diskutuan

0
190

 

luAmbasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu është takuar me Kryeministrin Rama për reformën në drejtësi. Takimi mes diplomatit amerikan dhe kreut të Qeverisë shqiptare u zhvillua në selinë e Kryeministrisë dhe zgjati 30 minuta, nga ora 16:00 deri në orën 16:30.

Ambasadori Lu më herët gjatë ditës së sotme ishte takuar edhe me Presidentin Nishani, për të diskutuar për reformën në drejtësi, një çështje kjo kaq e debatuar në këtë fillim vit. Po ashtu, Kryeministri Rama deklaroi sot se reforma për mbrojtjen e pyjeve është më e rëndësishme se reforma në drejtësi. Këtë deklaratë, Rama e bëri pasi u pyet nga gazetarët në aktivitetin e Ministrisë së Mjedisit për moratoriumin 10-vjeçar të pyjeve. Gjatë ditëve të fundit, është parë një interesim mjaft i madh i ambasadorit amerikan për të reformuar drejtësinë shqiptare, pasi kjo reformë është më e rëndësishmja gjatë këtij viti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency