Lëvizja “Reago” letër Xhorxh Sorosit: Largohu! Ke një plan sekret për falimentimin e Shqipërisë.

0
131

soros

Lëvizja “Reago” i ka dërguar një letër të hapur publike Xhorxh Sorosit ku i kërkohet që të largohet nga Shqipëria. Kërkesa e tyre vjen pasi sipas kësaj organizata Soros ka një plan sekret për falimentimin e ekonomikisht të Shqipërisë.

“Të largohet nga Republika e Shqipërisë brenda 24 orëve, përndryshe ne do të hamendësojmë me “vdekjen” publike të Xhorxh Soros. Ky paralajmërim vjen pasi kemi zbuluar planin sekret të Soros për falimentimin e Shqipërisë ekonomikisht, ky falimentim do të ndodhë me ndihmën e klasës politike shqiptare të cilën Soros e ka kapur të gjithën”, thuhet në letër.

“Plani i Soros do t’i mundësojë atij fitime marramendëse për 10 vitet e ardhshme në Shqipëri. Ai do të fitojë rreth 13 miliardë dollarë nga Shqipëria (një buxhet i tërë vjetor) për 10 vitet e ardhshme, me anë të koncesioneve shumë vjeçare që do të kenë fitime të mëdha”, thuhet më tej në letër.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency