Ja i mbrohen agjentët sekretë në Shqipëri

0
145

 

 

secretKëshilli i Ministrave ka marrë një vendim sa i përket mbrojtjes së jetës së agjentëve sekretë të Shqipërisë. Bëhet fjalë për punonjësit e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, i njohur ndryshe si ish-Shërbimi Informativ i Ushtrisë.

Përmes një VKM-je, punonjësve të kësaj agjencie i garantohet mbrojtje e veçantë kur ata marrin pjesë në operacione të fshehta dhe përdorin identitet të dyfishtë. Propozimi është bërë nga Ministria e Mbrojtjes dhe mbrojtja e veçantë përfitohet kur:

  1. a) Prania e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, shёndetin, familjen apo pronën e punonjësit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes;
    b) Prania e rrethanave serioze, që rrezikojnë jetën, shёndetin, familjen apo pronën e punonjësit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes apo individit qё merr pjesё nё operacione tё fshehta tё kësaj agjencie dhe pёrdor identitet tё dyfishtё;
    c) Prania e lidhjes shkakёsore, ndërmjet rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, shёndetin, familjen apo pronën dhe ushtrimit të detyrës nga punonjësi ose bashkëpunimit nga individi.

Sipas vendimit, masat për mbrojtjen e punonjësit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes janë:
a) Ruajtja fizike;
b) Ruajtja e banesës ose e pronës;
c) Transferimi;
ç) Dërgimi jashtë shtetit;
d) Masa tё tjera, nё varësi tё çështje

Vendimi i Këshillit të Ministrave

MBROJTJEN E VEÇANTË TË PUNONJЁSIT TЁ AGJENCISЁ SЁ INTELIGJENCЁS DHE SIGURISЁ SЁ MBROJTJES DHE INDIVIDIT QË MERR PJESË NË OPERACIONE TË FSHEHTA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19, pika 4, e 55, pika 2, të ligjit nr.65/2014, “Për Agjencinё e Inteligjencёs dhe Sigurisё sё Mbrojtjes”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Punonjёsit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes të cilit, për shkak të ushtrimit të detyrës, i kërcënohen jeta, shëndeti, familja apo prona, i garantohet mbrojtje e veçantë. Punonjёsit të kësaj agjencie i garantohet mbrojtje e veçantë edhe kur merr pjesё nё operacione tё fshehta të agjencisë dhe pёrdor identitet tё dyfishtё dhe kur, për shkak të detyrës ose bashkёpunimit, i rrezikohen jeta, shёndeti, familja apo prona.
  2. Mbrojtje e veçantë i garantohet edhe individit qё merr pjesё nё operacione tё fshehta tё Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes dhe pёrdor identitet tё dyfishtё dhe kur, për shkak të bashkёpunimit, i rrezikohen jeta, shёndeti, familja apo prona.
  3. Me mbrojtje të veçantë, sipas këtij vendimi, nënkuptohen masat që merren për sigurimin e jetës, shëndetit, familjes apo pronës së punonjёsit tё Agjencisё sё Inteligjencёs dhe Sigurisё sё Mbrojtjes apo individit qё merr pjesё nё operacione tё fshehta tё kёsaj agjencie dhe pёrdor identitet tё dyfishtё.
  4. Kriteret për të përfituar mbrojtje të veçantë janë, si më poshtë vijon:
  5. a) Prania e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, shёndetin, familjen apo pronën e punonjësit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes;
    b) Prania e rrethanave serioze, që rrezikojnë jetën, shёndetin, familjen apo pronën e punonjësit të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes apo individit qё merr pjesё nё operacione tё fshehta tё kësaj agjencie dhe pёrdor identitet tё dyfishtё;
    c) Prania e lidhjes shkakёsore, ndërmjet rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, shёndetin, familjen apo pronën dhe ushtrimit të detyrës nga punonjësi ose bashkëpunimit nga individi.
  6. Masat për mbrojtjen e veçantë janë, si më poshtë vijon:
  7. a) Ruajtja fizike;
    b) Ruajtja e banesës ose e pronës;
    c) Transferimi;
    ç) Dërgimi jashtë shtetit;
    d) Masa tё tjera, nё varësi tё çështjes.
  8. Drejtori i Pёrgjithshёm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes merr nё shqyrtim rastet e paraqitura për mbrojtje tё veçantё, me kërkesën e punonjësit, strukturёs së interesuar të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ose individit qё merr pjesё nё operacione tё fshehta dhe pёrdor identitet tё dyfishtё dhe, brenda 3 (tri) ditëve, i propozon ministrit tё Mbrojtjes miratimin e urdhrit për mbrojtjen e veçantë.
  9. Propozimi i drejtorit tё Pёrgjithshёm të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, qё i dёrgohet pёr miratim ministrit tё Mbrojtjes, përmban:
  10. a) mbështetjen ligjore përkatëse;
    b) gjenealitetet e punonjësit apo individit;
    c) të dhëna për rrethanat dhe domosdoshmërinë e marrjes së masave për mbrojtjen e veçantë;
    ç) të dhëna për mënyrën e mbrojtjes, kohën kur do tё merret nё mbrojtje dhe afatin, strukturat qё do ta zbatojnё dhe do ta kontrollojnё zbatimin, si dhe shpenzimet e nevojshme.
  11. Nё rastet e veçanta kur rrethanat përcaktojnë marrjen e masave tё menjëhershme, ministri i Mbrojtjes, me propozimin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes miraton urdhrin menjëherë.
  12. Drejtori i Pёrgjithshёm i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, me kërkesë të punonjësit, strukturës së interesuar të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes ose individit, mund t’i propozojё ministrit tё Mbrojtjes zgjatjen e afatit të masave të mbrojtjes, nëse rrethanat për të cilat është siguruar më parë mbrojtja vazhdojnë të ekzistojnë edhe pas përfundimit të këtij afati.
  13. Agjencia e Inteligjencёs dhe Sigurisё sё Mbrojtjes, për zbatimin e masave të përcaktuara në pikën 5, të këtij vendimi, i drejtohet dhe mbështetet nga Policia Ushtarake e Forcave të Armatosura dhe, në pamundësi të kësaj, nga Policia e Shtetit.
  14. Shpenzimet për mbrojtjen e veçantё përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, akorduar për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.
  15. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn nё fuqi pas botimit nё “Fletoren zyrtare”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency