Ndotja e ambjetntit/ Flet eksperti : Ja makinat që dalin jashtë përdorimit

0
142

 

 

makinat-ndotja-700x933qqqqqMatja e shkarkimit të gazrave të automjeteve është ulur, gjë që penalizon fort makinat e vjetra. Specialisti i Drejtorisë së Qarkullimit dhe Sigurisë Rrugore në Ministrinë e Transporteve shpjegon se cilat automjete do të penalizohen nga rregulli i ri.

Eksperti në Ministrinë e Transportit, Maksim Tashi në një intervistë për gazetën Panorama, tregon se qeveria ka vendosur të ulë ndotjen e automjeteve në tri shkallë. Gjatë 6­mujorit të vitit të kaluar u vendos për herë të parë matja e gazrave të makinave, kjo ishte faza e parë. Nga 1 janari, niveli i ndotjes nga gazrat e makinave është ulur më tej.

Pakkush e di se sa  gazra nxjerr makina e tij, por Maksim Tashi shpjegon se në fazën e tretë, pas 1 korrikut 2016, normat e ndotjes nga gazrat e makinës do të barazohen me ato të BE­së dhe shumë makina rrezikojnë të dalin nga qarkullimi.

Tashi tregon edhe shifrat e para, nga 1 korriku deri në fund të nëntorit të vitit të kaluar, kur ka filluar matja e ndotjes dhe penalizmi. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe “9,21 % e mjeteve kanë ngelur për shkak të mosplotësimit normave”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency