Obama u drejtohet qytetarëve amerikanë ndihmë

0
157

 

obPresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka kërkuar ditën e sotme, ndihmën e qytetarëve për të vënë në zbatim ato që i quan “masa praktike” për frenimin e dhunës së shkaktuar nga armët e zjarrit.
Sipas BBC-së, Obama është përqendruar në sqarimin e masave në çështjen e debatueshme se sa larg duhet të shkojë qeveria në masat për të kufizuar armët e zjarrit.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se qeveria mund të bëjë më shumë dhe pa e shkelur të drejtën kushtetuese të amerikanëve për të mbajtur armë.

“Unë respektoj Amendamentin e Dytë, por të gjithë ne mund të pajtohemi se është e logjikshme të bëjmë gjithçka mundemi për të mbajtur larg armët nga duart e njerëzve që duan t’u bëjnë keq të tjerëve”, u shpreh ai.

Ndërkohë, masat e presidentit amerikan parashikojnë zgjerimin e kontrolleve mbi të kaluarën e atyre që blejnë armë, zbatimin më të efektshëm të ligjeve mbi armëmbajtjen, shtimin e masave sa i takon shëndetit mendor dhe zgjerimin e studimeve në teknologjinë e sigurisë së armëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency