Papërgjegjshmëria/Ja sa miliona euro na kushtojnë përmbytjet çdo vit

0
145

 

 

pppppPërmbytjet po i kushtojnë gjithnjë e më shumë arkës së shtetit shqiptar. Dëmet e shkaktuara si pasojë e tyre vlerësohen në rritje progresive. Përmbytjet e zonave të Ultësirës Perëndimore 5 vite më parë kishin një kosto direkte të vlerësuar në 12 milion dollarë ndërsa ato të ndodhura një vit më parë në jug të vendit u vlerësuan në 39 milion euro. Në këto përllogaritje të bëra nga shteti shqiptar nuk janë përfshirë dëmet indirekte që lidhen me fazën e rehabilitimit të zonave të përmbytura, ndikimi në nivelin e prodhimit bujqësor apo edhe “zbehja e vullnetit” për t’u marrë me bujqësi apo blegtori përballë rrezikut të situatave që varen nga luhatjet e motit. Përballë një situate të tillë, kur nga viti në vit fatura e përmbytjeve po njeh rritje të shpejtë e kur dendësia e reshjeve të ngjeshura në një periudhë të shkurtër po kthehen gati në një ritual të përvitshëm, një nga kërkesat që shtrohet është ajo e marrjes së masave parandaluese apo e masave për minimizimin e efekteve të tyre. Studimet e kryera nga Banka Botërore dhe institucionet e tjera ndërkombëtare kanë dalë në konkluzionin se një ndër rreziqet parësore të ekonomisë shqiptare janë katastrofat natyrore si përmbytjet apo zjarret. Në rang botëror Shqipëria renditet ndër vendet me rrezikun më të lartë ekonomik nga fatkeqësitë kjo pasi 86% e territorit të saj, ku gjenerohet gati 88.5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto është e ekspozuar ndaj këtyre rreziqeve. Në kushtet kur moti vlerësohet si një faktor parësor risku për rritjen ekonomike të vendit e kur për çdo vit fatura e kompensimit po rritet ndjeshëm, ekspertë të ndryshëm vendas e të huaj kanë apeluar për një qasje ndryshe ndaj problematikës. Fokusi duhet orientuar drejt parandalimit e për këtë duhet një plan i posaçëm. Nëse Shqipëria do të angazhohej në një plan konkret për parandalimin e efekteve të klimës, kostoja e ndërhyrjeve do të arrinte vlera të konsiderueshme, që variojnë nga 170 deri në 200 milion euro. E për shkak të kostos së lartë të këtij plani, një ndër rekomandimet parësore që jepet nga institucionet ndërkombëtare është fuqizimi i praktikës së sigurimeve të pronave që ndodhen në zonat e rrezikuara dhe bashkëpunimi në nivel rajonal me qëllim përballimin e emergjencave që përsëriten thuajse çdo vit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency